Showbiz

A e ka thënë Luana se është “Kylie Jenner e Shqipërisë”? Ja çfarë fshihet pas videove të amerikanit, karremi që e ‘hëngrën’ të gjithë, si qëndron e vërteta

Ndoshta Luana nuk e ka thënë në asnjë moment se është “Kylie Jenner e Shqipërisë”, megjithatë pritet për t'u parë në videon e radhës.
Featured image of article: A e ka thënë Luana se është “Kylie Jenner e Shqipërisë”? Ja çfarë fshihet pas videove të amerikanit, karremi që e ‘hëngrën’ të gjithë, si qëndron e vërteta Kylie Jenner dhe Luana Vjollca

TIRANË- Disa ditë më parë një video e ish-producentit të “BuzzFeed” Eric Tabach, në Youtube, i cili tregonte një bisedë me moderatoren shqiptare Luana Vjollca bëri xhiron e rrjetit pasi kjo e fundit ishte përgjigjur se është Kaylie Jenner shqiptare.

Postimi i mesazheve

Tabach zgjodhi që të zgjidhte një personazh të famshëm nga të gjitha shtetet dhe t’i provokonte nëse do t’i kthenin përgjigje. Për Shqipërinë, zgjedhja e tij ishte moderatorja Luana Vjollca, të cilën e ka pyetur  nëse “mund të prodhojmë diçka bashkë, ndërsa moderatorja i ka kthyer përgjigje duke i shkruar “Si?”.

Mesazhet e Luanës

Por ende nuk dihet se si ka vazhduar biseda por pretendohet se gjithçka është një “grackë” e aktorit pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe me këngëtaren bullgare Gery-Nikol.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në kopertinën e videos së saj, Tabach ka vendosur fjalët “Jam Megan Fox e Bullgarisë”, që supozohet se janë të thëna nga këngëtarja.

Pra e gjithë është bërë që të marren sa më shumë klikime dhe aktori e ka bërë këtë që të bëjë kurioz publikun. Ndoshta Luana nuk e ka thënë në asnjë moment se është “Kylie Jenner e Shqipërisë”, megjithatë pritet për t’u parë në videon e radhës.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment