Politike

Luan Rama publikon MESAZHET: Skandal në shkollat e Tiranës! Prindërit e nxënësit detyrohen të paguajnë për testet e COVID-19 të mësuesve

FOTO
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama shkruan se është demaskuar propaganda e qeverisë në lidhje me masat e marra për administrimin e pandemisë dhe shkollat nën kushtet e infektimeve të mundshme nga COVID-19.
Featured image of article: Luan Rama publikon MESAZHET: Skandal në shkollat e Tiranës! Prindërit e nxënësit detyrohen të paguajnë për testet e COVID-19 të mësuesve Luan Rama

TIRANË– Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka publikuar një mesazh në të cilin pretendon se i drejtohet prindërve dhe nxënësve u kërkohet që të paguajnë para në mënyrë që mësuesit të bëjnë testet për koronavirusin. Duke postuar mesazhet, ish-deputeti shkruan se është demaskuar propaganda e qeverisë në lidhje me masat e marra për administrimin e pandemisë dhe shkollat nën kushtet e infektimeve të mundshme nga COVID-19.

Disa drejtori shkollash, kryesisht me anë të kryetarëve të bordeve të prindërve, por edhe përmes mësuesve kujdestarë, u janë drejtuar prindërve të nxënësve me sms dhe iu kërkojnë që ata të kontribuojnë me një shumë të  caktuar në lekë për të përballuar kostot e testeve antikovid që duhet të bëjnë mësuesit!,”-shkruan Rama.

Ndërkohë që lidhur me denoncimin e bërë nga Rama, ende nuk nuk ka një reagim nga Ministria e Shëndetësisë apo ajo e Arsimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I PLOTË: 

Skandali i rradhës në shkollat e Tiranës: Prindërit e nxënësve, detyrohen të paguajnë për testet antikovid të mësuesve! Edhe një skandal tjetër me bekimin dhe “përkujdesjen” e qeverisë, shfaqet nëpër shkollat e kryeqytetit. Disa drejtori shkollash, kryesisht me anë të kryetarëve të bordeve të prindërve, por edhe përmes mësuesve kujdestarë, u janë drejtuar prindërve të nxënësve me sms dhe iu kërkojnë që ata të kontribuojnë me një shumë të  caktuar në lekë për të përballuar kostot e testeve antikovid që duhet të bëjnë mësuesit! Ky është një akt i turpshëm dhe në shpërdorim të plotë të marrëdhënieve të prindërve të nxënësve me shkollën, që jo vetëm demaskon propagandën e gënjeshtërt dhe mashtruese të qeverisë në lidhje me masat e marra për administrimin e pandemisë së koronavirusit, por nxjerr zbuluar abuzimin dhe vjedhjen nën maskën e masave që kërkon të imponojë qeveria. Ja teksti i mesazhit që iu është dërguar prindërve të nxënësve nga ana e kryetarit të bordit të nxënësve të një prej shkollave të kryeqytetit, të cilin ma dërgoi njëri nga prindërit: “Pershendetje, faleminderit per informacionin. Pyetje 1) A ju japin mesim femijeve tane dy mesueset qe kane dale pozitive? 2) Respektimi i masave, a perfshin mbajtjen e maskes gjate mesimit edhe per femijet dhe mesuesit qe flasin (pergjigjen ne mesim ose shpjegojne)? Pyes, se me c’lexojme covid merret kryesisht nga ajri dhe maska mbron si vetveten si te tjeret. Per kontributet që na është kërkuar nga drejtoria e shkollës qe ti mbledhim na lajmeroni kush po merret me ate proces qe t’jua japim femijeve t’i sjellin. Nje rezultat negativ i tamponit per nje person jo simptomatik, nuk garanton qe personi nuk mund te zhvilloje covid dhe te jete ngjities ne ditet ne vijim, keshtu qe vija e pare duhet te jete zbatimi i mbajtjes se maskave. Gjithsesi, jam shume dakort te mbledhim fonde per te testuar rastet kur mesuesit vet dyshojne qe jane ekspozuar ose kane simptoma”. Ja edhe përgjigjja e prindit: “Mirmbrema e faleminderit per njoftimin. Jam dakort te mblidhen fonde. Sa per testime eshte e pamundur qe sa here te kete te infektuar te pergjigjemi me testime kur shteti nuk funksionon e keto teste kushtojne. Kusht i domosdoshem duhet te jete maska. Na thoni per fondin sa duhet te paguajm ta dergojme me femijen. Naten e mire!” Rasti është skandaloz, ndaj qytetarët jo vetëm duhet të mos paguajnë asnjë lek, por të denoncojnë cilindo që tenton t’iu imponohet me anë të kësaj skeme mashtrimi dhe vjedhjeje.

Shto Koment