Sport

Luan derbin e Genoa-s këtë fundjavë, Valon Berhami nuk e ka problem presionin: Zvicër-Shqipëri ishte ndeshja më e ndjerë për mua

Në një intervistë për mediat italiane, mesfushori tregon ndeshjet më të rëndëishme që ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij
Featured image of article: Luan derbin e Genoa-s këtë fundjavë, Valon Berhami nuk e ka problem presionin: Zvicër-Shqipëri ishte ndeshja më e ndjerë për mua Valon Behrami

ITALI– Këtë fundjavë luhet derbi mes Genoa-s dhe Sampdoria-s. Dy skuadrat vitet e fundit nuk kanë kaluar një moment të mirë pas problemeve në klasfikim, ndërsa këtë sezon ekipi dorian drejtuar nga Ranieri po bën shumë mirë,ndërkohë që Genoa vazhdon problemet administrative të reflektohen edhe në fushë. Megjithatë në ekipin kuqeblu luan edhe futbollisti me origjinë shqiptare Valon Berhami. Në një intervistë për mediat italiane, mesfushori tregon ndeshjet më të rëndëishme që ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij.

“Kam luajtur edhe Lazio-Roma, disa derbi të Londrës, por ndeshja me e ndjerë për mua ishte Zvicër-Shqipëri, por aty sigurisht jo në lidhje me qytetin siç ndodh me derbit e klubeve. Këtë të Genoas, është një derbi që dua ta fitoj për t’i dhënë një gëzim tifozëve”.

Valon Berhami ishte një nga lojtarët që rezultoi pozitiv me koronavirus. Futbollisti tani është mirë fizikisht por e gjithë kjo situatë e ka frikësuar lojtarin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pashë frikën për diçka që nuk e njihja, ishte frika që mund të prekte fëmijët e mi, prindërit e gruan time. Më mirë unë, se atyre. Këtë mendoja gjithë kohën. Për shumë orë kam qëndruar vetëm në dhomën time, i izoluar. Kjo më ka bërë më të ndjeshëm në lidhje me vuajtjet që mund të kenë të tjerët. Kur u riktheva të stërvitesha, kisha pak dëshirë të flisja. I shikoja shokët e tjerë dhe e perceptoja vuajtjen e tyre”, u shpreh Behrami.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment