Politike

Protesta e naftëtarëve të Ballshit/ Luan Baçi:Pushteti i Rilindjes nuk i ndihmon, por i vjedh, duhet larguar qeveria e korruptuar

Baçi ka deklaruar se qeveria vjedh naftëtarët.
Featured image of article: Protesta e naftëtarëve të Ballshit/ Luan Baçi:Pushteti i Rilindjes nuk i ndihmon, por i vjedh, duhet larguar qeveria e korruptuar Foto nga protesta e naftëtarëve

Tiranë– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka deklaruar se pushteti i Rilindjes nuk i ndihmon naftëtarët e Ballshit për të marrë pagat dhe sigurimet, por sipas tij i vjedh ata. Në një postim në Facebook, Baçi shprehet se zgjidhja është largimi i kësaj qeverie të korruptuar nga pushteti.

Reagimi:

Qindra punëtorë  të  Rafinerive Ballsh dhe Fier protestë për pagat dhe sigurimet të  cilat nuk u paguhen prej muajsh. Luan Baçi ishte pranë tyre: Pushteti i Rilindjes nuk i ndihmon, por i vjedh. Vazhdon kalvari i vuajtjeve, të punonjësve të Rafinerive Ballsh dhe Fier.

Muaj të tërë pa pagat e tyre, pa paguar sigurimet shoqërore, askush nuk i pret, askush nuk merret me problemin e tyre. Janë me qindra, kryefamiljare, që me këtë punë,  mbajnë  familjet e tyre, por askush nuk shfaq as interesin më të vogël për ta. Nëpërmjet medjave, punonjësit sot i janë drejtuar pozitës dhe opozitës  që  të japin ndihmesën në  zgjidhjen e problemit të tyre jetik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ju drejtuan dhe Kryeparlamentarit si Deputet i qarkut.Eshtë  e kotë që shpresoni nga pushteti i Rilindjes, të nderuar bashkqytetarë, ata mendojnë  si të  vjedhin dhe të  pasurohen, me djersën tuaj. Pse si mendoni ju, nuk e dinë  ata, që juve nuk po ju  paguajnë? Pse nuk e dinë ata që ju jeni pa punë?  Pse nuk e dinë  ata, që  kompanitë koncesionare, produktin e eksportojnë?  Pse nuk e dinë ata që Bankers Petroleum, kompania qe nxjerr sasinë më  të  madhe të naftes e  shet jashte Pse Albpetrol, nuk deklaron sasine e nxjerrjes se naftes, nga kompanite koncesionare, mujore dhe vjetore ,pasi kjo eshte nje detyrim ligjore ? Pse ky terr informativ, mbi veprimtarine financiare te kompanise.? A nuk eshte pergjegjese, kompania per koncesionet ? Pse kriteret per koncesionet, jane hartuar te tilla, qe te kene sa me shume perfitime dhe te drejta kompanite koncesionare ? Eshte e thjeshte, ata duan me shume koncesionet, qe kane dhene.vet Ku eshte ish Drejtori i Albpetrolit tani ? Ku jane shume nga drejtuesat e rangut me te ulet, tani ? Kush mendoni se i ka koncesionet ? Çfar presim qe ata, te mendojne per, qytetaret ? Jo ata mendojne se si te pasurohen, per vete dhe ne asnje momente nuk mendojne per ju. Zgjidhje eshte vetem nje: Largimi i kesaj qeverrie te korruptuar deri ne palce, te pa pergjegjshme dhe hajdute. Kesaj qeverie dhe ketij Kryeministri, qe ne grahmat e fundit, ka dale me moton KÇK.

Një ditë më parë naftëtarët e Ballshit protestuan sërish. Ata deklaruan se kanë 4 muaj pa rroga dhe nëse nuk u jepet një zgjidhje do të marshojnë drejt Tiranës.  Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rifinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

J.V/Dosja.al

Shto Koment