Sport

Luajnë nesër ndaj Milanit, tekniku i Sassuolos kërcënon me bojkot: Nuk zbres në fushë ndaj një skuadre që ka krijuar një grusht shteti!

Tekniku i Sassuolos konfirmoi se do të bëjë të pamundurën që të bindë të tijtë për të mos luajtur nesër ndaj Milanit
Featured image of article: Luajnë nesër ndaj Milanit, tekniku i Sassuolos kërcënon me bojkot: Nuk zbres në fushë ndaj një skuadre që ka krijuar një grusht shteti! De Zerbi

ITALI-Vazhdojnë sulmet ndaj Super League-s dhe klubeve që janë pjesë e saj. Ndër të fundit që hidhen kundër këtij projekti është trajneri i Sassuolos, Roberto De Zerbi, i cili në prag të ndeshjes kundër Milanit hodhi idenë të braktiste ndeshjen në shenjë proteste.

“Nesër nuk do të doja të luaja, sepse Milan është pjesë e këtyre tre ekipeve dhe u kam thënë edhe lojtarëve edhe Carnevalit. Nëse presidenti i klubit më detyron të shkoj, padyshim që do të luaj, por u zhgënjeva. Ndoshta unë dhe shoqëria ku punoj kemi qenë budallenj që kemi ëndërruar, por diçka e kemi arritur deri tani.  Kjo iniciativë është e barabartë me një grusht shteti në futboll, në kushtet e përmbajtjes dhe modalitetit “.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tekniku i Sassuolos konfirmoi se do të bëjë të pamundurën që të bindë të tijtë për të mos luajtur nesër ndaj Milanit, teksa theksoi se ka ardhur koha që njerëzit kundër Super League-s ta shprehin hapur qëndrimin e tyre dhe të veprojnë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment