Politike

LSI publikon shifrat: Sa anëtarë kanë votuar deri më tani për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe forumeve drejtuese

Anëtarët e LSI-së po voton këtë të shtunë për forumet drejtuese që do të përcaktojnë strukturat drejtuese të partisë.
Featured image of article: LSI publikon shifrat: Sa anëtarë kanë votuar deri më tani për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe forumeve drejtuese LSI

TIRANË– Që në orët e para të mëngjesit ka nisur procesi i zgjedhjeve brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim, që do të zgjasë deri në orën 16:00.

LSI bën të ditur se deri në orën 11:15 kanë votuar 5435 anëtarë të partisë, për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe forumeve drejtuese.

Kryetarja e KQZ-së brenda LSI, Silva Caka, ka bërë me dije shifrat për secilin qark. “Në qarkun e Dibrës kanë votuar deri më tani 179 anëtarë.

‘Në Qarkun Lezhë kanë marrë pjesë deri më tani në zgjedhje 365 anëtarë. Në Shkodër 361 anëtarë. Në Kukës 107 anëtarë. Në Qarkun e Elbasanit kanë votuar 504 anëtarë. Në qarkun e Beratit hedhur votën e tyre 347 anëtarë. Në Qarkun e Tiranës kemi 1258 anëtarë që kanë shprehur vullnetin e tyre. Në Qarkun e Fierit 546 anëtarë ndërsa në Qarkun Durrës 457 anëtarë. Në Qarkun e Gjirokastrës 306 anëtarë kanë marrë pjesë në zgjedhje. Në Qarkun e Vlorës janë paraqitur deri më tani 512 anëtarë në qendrat e votimit. Ndërsa në Qarkun e Korçës janë regjistruar 495 anëtarë që kanë votuar deri më tani”, ka thënë znj. Caka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nr. Total: 5435
Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 11:15
Dibra: 179
Lezha: 365
Shkodra: 361
Kukës: 107
Elbasan: 504
Berat: 347
Tirana: 1258
Fier: 546
Durrës: 457
Gjirokastër: 306
Vlorë: 512
Korçë: 495

Anëtarët e LSI-së po votojnë këtë të shtunë për forumet drejtuese dhe do të përcaktojnë strukturat që do të drejtojnë forcën politike, që aktualisht udhëhiqet nga Monika Kryemadhi. Votimi ka filluar në orën 09.00 dhe anëtarësia do votojë online përmes aplikacionit “Join LSI”.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment