Aktualitet

‘LSI më e mobilizuar se ne…’/ PD ‘nxeh motorët’, kërkon njerëz tek Teatri, koordinatorja: Merrini në telefon. Po iu duhet mjete për transport…(MESAZHET)

Sekretari Organizativ i PD kërkonte që të gjitha struktuarat e larta të partisë të mblidheshin me urgjencë te Teatri, ndërsa për atje ishte nisur dhe vetë kreu i partisë Lulzim Basha.
Featured image of article: ‘LSI më e mobilizuar se ne…’/ PD ‘nxeh motorët’, kërkon njerëz tek Teatri, koordinatorja: Merrini në telefon. Po iu duhet mjete për transport…(MESAZHET) Foto ilustruese

TIRANË– Mobilizohet Partia Demokratike! Të gjithë strukturatë e partisë janë kërkuar që të mblidhen tek godina e Teatrit Kombëtar për të qënë në gatishmëri. Neësbomb ka publikuar mesazhet e shkëmbyera në grupet e struktrave të partisë.

Sekretari Organizativ i PD kërkonte që të gjitha struktuarat e larta të partisë të mblidheshin me urgjencë te Teatri, ndërsa për atje ishte nisur dhe vetë kreu i partisë Lulzim Basha.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar! Me porosi të Krytarit duhet të merrni masa për të ardhur tek Teatri tani. Aleanca ka bërë thirrje për mbështetje. Kryetari Basha është nisur për tek Teatri”, thuhej në mesazh.

Mesazhet

Një prej anëtarëve të “Grupit” iu kërkon të tjerëve që të mobilizohen sa më shpejt dhe të marrin dhe të afërmit pasi është urdhër i kryetarit Basha që të jenë të shumtë në numër duke i krahasuar edhe me partinë tjetër opozitare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Duhet me patjetër. Sa më shumë. Me urdhër të kryetarit pasi LSI është më e mobilizuar. Nëse nuk shikojnë sms bëjuni tel. Është urgjente”, shkruhet më tej në mesazh.

Mesazhet

Aktualisht zona e sheshit të Teatrit Kombëtar është e rrethuar nga efektivë të Policisë së Shtetit. Aty ndodhen artistët, aktivistë, deputetë e ish-deputetë, të cilët deklarojnë se do ta mbrojnë godinën me trupin e tyre. Ndërkohë, pritet që gjatë natës të ketë ndërhyrje.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment