Politike

LSI kërkon të hyjë në zgjedhjet e tetorit, kërkesa që dorëzoi në KQZ

Kjo kërkesë e LSI është bërë në limitet e kohës së dhënë nga ligji elektorat për regjistrimin e partive, pasi ost në orën 16:00 është afati i fundit.

TIRANË- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, ka dorëzuar sot kërkesën nën Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 13 tetorit 2019.

Kjo kërkesë e LSI është bërë në limitet e kohës së dhënë nga ligji elektorat për regjistrimin e partive, pasi ost në orën 16:00 është afati i fundit.

Kërkesa e LSI

Këresa e LSI mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm, Endrit Braimllarit dhe kërkon që partia e tij të marrë pjesë në zgjedhje e 13 tetorit, datë që ësthë dekretuar nga Presidenti i Republikës.

Kjo shkresë dorëzohet pak ditë pasi u dorëzua kërkesa përtë hapur procedurat për të mbajtur zgjedhjet në këtë datë, por që anëtarët e majtë në KQZ nuk morën pjesë në mbledhje se KQZ nuk bëri dot asnjë veprim.

Partitë opozitare kërkojnë regjistrimin në zgjedhjet e 13 tetorit. PR dhe LSI dorëzojnë kërkesat në KQZ. Aleatët e Bashës të bindur drejt zgjedhjeve, PD ende nuk ka marrë një vendim. Sot përfundon afati për të dorëzuar kërkesat për regjistrimin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment