Politike

LSI nuk ndalet, ankimon rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës dhe kërkon të shpallen të pavlefshme

FOTO
Argumenti që ka përdorur LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës është përjashjtimi nga e drejta për të votuar i minotarëve
Featured image of article: LSI nuk ndalet, ankimon rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës dhe kërkon të shpallen të pavlefshme Monika Kryemadhi

TIRANË-Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kërkuar Komisionit për Ankesat dhe Sanksionet në KQZ shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në 25 Prillit në Bashkinë e Dropullit, dhe rrjedhimisht dhe në qarkun e Gjirokastrës.

Argumenti që ka përdorur LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës është përjashjtimi nga e drejta për të votuar i minotarëve, për shkak të vendimit të Komitetit të Ekspertëve për karantinën e detyrueshme të emigrantëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa edhe ABEOK depoziton në KAS ankimim për numërimin e votave pasi në KQZ eshte depozituar dhe kerkesa ankimore nr. 32 nga kandidati i koalicionit Tasim Mehmeti

(e.k/dosja.al)

Shto Koment