
MAQEDONI E VERIUT- LSDM partia që ka marrë më shumë mandate në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut ka nisur negociatat me partitë e tjera. Mediat në vend bëjnë me dije se LSDM-ja nga bisedimet e zhvilluara me BDI-në për formimin e shumicës parlamentare janë dakordësuar disa pika.
Deri tani mësohet se kanë rënë dakord për respektimin e Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë si dhe për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, por që sipas tyre ende nuk ka pak përfundimtar.
“Jemi të përkushtuar në kohezionin shoqëror, shoqëri të fuqishme dhe tolerante, sundimin e së drejtës dhe jemi të gatshëm që të kundërshtojmë çdo formë të nacionalizmit dhe urrejtjes. Kemi biseduar se programi eventual i përbashkët për qeverisje duhet të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe programin zgjedhor të LSDM-së dhe BDI-së”, njofton LDSM.
Më tej nga kjo partia shprehen se për të arritur marrëveshje janë të nevojshme kuadro të përgjegjshme, të propozuara nga të dy palët. Bashkimi Demokratik për Integrim, e drejtuar nga Ali Ahmeti është partia shqiptare që ka marrë më shumë mandate në këto zgjedhje, dhe ka më shumë shanse që të jetë sërish në qeveri.
(A.B. Dosja.al)