Aktualitet

“Lotët më errësojnë shikimin”, Artan Hoxha i dëshpëruar për humbjen e Baxhakut: S’e bëre si burrat profesor

Gazetari Artan Hoxha ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e profesorit të tij Fatos Baxhaku.
Featured image of article: “Lotët më errësojnë shikimin”, Artan Hoxha i dëshpëruar për humbjen e Baxhakut: S’e bëre si burrat profesor Artan Hoxha dhe Fatos Baxhaku

TIRANË– I mallëngjyer dhe mes lotësh, gazetari Artan Hoxha ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e Fatos Baxhakut.

Në një status në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se nuk ka guxuar kurrë ta thërrasë në emër Baxhakun, të cilin e kishte professor dhe se lotët i errësojnë shikimin teksa shkruan.

Gazetari kujton herët që takoheshin së bashku, që këshillohej nga profesori dhe herë pas here pinin së bashku, nga ajo që ai e quan ‘e forta e Skraparit’.

Të njohur prej 23 vitesh, Artan Hoxha ndjen dhimbje dhe trishtim për humbjen e Baxhakut.

Reagimi i Artan Hoxhës

Lamtumire profesor…

Profesor, sepse qe diten e pare qe e kam njohur, ketu e 23 vite me pare, nuk kam guxuar ti drejtohem kurre ne emer. Pa asnje diskutim ai ishte, dhe do mbetet nje nder te paktet dhe te rrallet profesore te vertete te gazetarise shqiptare. Gazetarise bio, asaj te vertetes.

Nuk e bere si burrat profesor. Na le kaq shpejt vetem 55 vjec.

Ike kur jo vetem studentet e gazetarise, ata qe aspirojne te behen gazetare te vertete, por edhe ata qe kane vite e dekada ne kete profesion kishin nevoje per penen dhe mendjen tende.

Per nje keshille prej profesori te vertete, te pakompromis, per nje sugjerim prej profesionisti ekselent, per nje kritike nga ato taze qe ne qetesine e artikuluar prej teje, te digjnin me shume se cdo gje tjeter.

Lotet me kane erresuar shikimin ndersa shkruaj, por ma kane kthjelluar mendimin per humbjen qe na ke shkaktuar.

Me duket e pabesueshme kur mendoj se nuk do te takohemi me te ajo tavolina jote e perhershme, te lokali Friend’s Book House. Nuk do ta kthejme ndonje gote nga ajo e forta e Skraparit, ndersa nis e tregon shtruar si nje krua ne male.

Nese kishte mbetur ende ne kete vend, ndonje GAZETAR nga ata prej te cileve mund te mesoje sa here qe e takoje apo e lexoje, ishe pikerisht ti.

Kurre nuk rende mbas fames dhe zhurmes ne ballinat e gazetave apo revistave ku drejtove dhe punove. Shkelqeve me modestine dhe thjeshtesine, me profesionalizmin e pakompromis dhe pasionin e pashterur per gazetari te kulluar.

Sa here qe nje student apo aspirant per gazetari me pyet, se cilin emer do ti sugjeroja si model ne kete vend, ishte pikerisht emri yt.

Fatos Baxhaku prej kohesh ishte dhe do te mbetet nje gur i rende ne gazetarine shqiptare.

Nuk e di pse zoti gjithnje i merr me shpejt prane tij me te miret e kesaj bote. Por ky eshte rasti flagrant qe e provon kete padrejtesi hyjnore…

Te qofte i lehte dheu i kesaj toke, qe e deshe dhe e pershkrove me mire se askush tjeter ne reportazhet e tua….

Dje në moshën 55-vjeçare është ndarë nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur Fatos Baxhaku. Ai prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë që e kishte tërhequr nga gazetari. Baxhaku u shua sot në banesën e tij duke humbur përgjithmonë luftën e gjatë më sëmundjen. Pas vdekjes së tij ka pasur me qindra reagime, nga miq dhe kolegë të tij.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment