Aktualitet

EMRAT + DEDIKIMI/ Lot në zemrat e VIP-ave, aktorët, këngëtarët, modelet dhe yjet shqiptarë që u përlotën pas shembjes së Teatrit Kombëtar, asnjë zë publik pro rrënimit të godinës

Madje kishte edhe nga ato, që morën guximin të qortonin publikisht politikanët shqiptarë, si në rastin e Albërije Hadërgjonajt, e cila pasi ministrja Elisa Spiropali i quajti ‘trushpëlarë’ artistët që mbanin qëndresë për të mos shembur Teatrin Kombëtar, i dedikoi disa rreshta në rrjetet sociale.
Featured image of article: EMRAT + DEDIKIMI/ Lot në zemrat e VIP-ave, aktorët, këngëtarët, modelet dhe yjet shqiptarë që u përlotën pas shembjes së Teatrit Kombëtar, asnjë zë publik pro rrënimit të godinës VIP-at për Teatrin Kombetar

TIRANË– Orët e para të mëngjesit të 17-Majit përveçse rrëzuan muret e Teatrit Kombëtar, pikëlluan edhe shumë nga personazhet publikë shqiptarë. Modele, këngëtare, aktore e moderatore, me anë të prononcimeve në emisione të ndryshme, statuseve në rrjetet sociale treguan se si kthimi i atyre mureve në rrënoja dhembi edhe një pjesë të kujtimeve brenda tyre, duke lënë pas hidhërimin për prishjen e një historie 81-vjeçare.

Madje kishte edhe nga ato, që morën guximin të qortonin publikisht politikanët shqiptarë, si në rastin e Albërije Hadërgjonajt, e cila pasi ministrja Elisa Spiropali i quajti ‘trushpëlarë’ artistët që mbanin qëndresë për të mos shembur Teatrin Kombëtar, i dedikoi disa rreshta në rrjetet sociale.

Po ik moj injorante Elisa Spiropali. U bëre ti të tregosh për artistat që kanë dhënë shpirt në atë teatër. Ik shko rri me kalamajt e tu, se për atë punë je. Mos u merr me kollosat e artit. Në vend të ngresh zërin për të drejtat e artistëve, ti han m… për artistat,”- shkruan Albërije Hadërgjonaj, teksa publikonte një pjesë të deklaratës së Spiropalit nga seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Një tjetër që iu kthye ashpër politkës ishte edhe aktori Visjan Ukcenaj. I pranishëm në shumë protesta dhe qëndresa e prganizuar prej më shumë se dy vitesh në sheshin e Teatrit Kombëtar, Ukcenaj i vuri ultimatum kryeministrit Edi Rama, teksa shprehej se nuk do ta lejonte të ndërtonte aty.

Visjan Ukcenaj

“Arsyeja se erdha këtu është se nuk kam parë asnjë të ri që të vij këtu. Ti s’ke për ta bërë atë projekt o plak, shko e bëje diku tjetër. Kjo është skena më e rëndësishme e të rinjve. Disa servilë shiten për një projekt në teatër. Disa të tjerë nuk vijnë. Duhet të vijmë të gjithë të rinj. Artist me pordhë, pa pordhë, pa lekë apo me lekë,”– thoshte aktori në vitin 2018.

Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini,  i kërkoi falje Teatrit Kombëtar, pasi nuk e mbrojti dot nga shembja.

Postimi i Anjeza Shahinit në Instagram

Nuk e di pse kisha shpresë! O MOJ SHQYPNI E MJERA SHQYPNI” Nuk di pse kisha shpresë. Kur të vij në Tiranën time të dashur, që aq shumë më ka marrë malli, do të kaloj nga një rrugë tjetër që të mos e shoh realitetin me sy, se më dhemb,”- shkruante ajo në një status ën Instagram, teksa postonte një foto ku godina shihej ende e pa prishur.

“Më vjen keq,”- shkruante Jul Deda krah një fotoje ku shihej momenti teksa shembej godina.

E pikërisht, poshtë kësaj fotoje ka komentuar edhe reperi Arkimebd Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi. Më tepër se sa për dhimbjen e Teatrit Kombëtar, reperi u bën thirrje qytetarëve që të reagojnë kundër instalimit të diktaturës, dhe izolimit të Shqipërisë.

Postimi i Julian Dedës dhe komenti i Stresit

“Qajne Artistet, por jo si ne rolet sic ndodhe ne interpretim . Qajne per te gjithe ne , per kthimin e regjimit te Diktatures me te eger Diktatures komuniste . Tradhti ,pabesi ,dhune ,perdhosje perndjekje e humbje te ndjenjes se qenurit njeri i lire .Si ka mundesi e pranuam kaq shpejt ate qe mezi e hoqem ? Si jemi kaq te pandjeshem ndaj ktij akti e vendosjes ktij regjimi? ku humbi ndjenja per te mbrojtur kto vlera historike qe u sherbyen brezave ? Ku po shkojme ?mbyllen media ,dhunohen e burgosen Artiste , per cfare ?vetem per para. Shembet historia e Artit Shqiptar ,nje aset qe do u sherbente brezave te mesonin per kta kollose te Teatrit qe i dhane nder vite popullit tone e qe percuan edhe jashte kufijve talentin e tyre te rralle. Sot vdiqen per se dyti I madhi Sander Prosi, Kadri Roshi, Drita Pelingi Violeta Manushi,Rroland Trebicka ,Viktor Gjoka Ndrek Luca ,Maria Logoreci etj etj. Homazh per Artistet e medhenje qe ju groposen. Gjurmet qe lane….”- shkruan Stresi.

Këngëtari i njohur, Redon Makashi përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për shembjen e Teatrit, duke thënë se Teatri Kombëtar sot u ‘vra’. Krahas shkrimit këngëtari ka publikuar edhe videon e shembjes së godinës, ku më tej shkruan se i dukej sikur Teatri dha shpirt e klithi.

“Ndjej dhimbje …. ! U vra teatri …! Pavarsisht qe nuk ka gojë , me duket sikur dha shpirt e leshoj nje klithme e tha.: Pse mua qe ju desha kaq shume? LAMTUMIRE E DO TE TE DUA,”-  shkruan Makashi.

E prekur nga kjo ngjarje ishte edhe aktorja shqiptare, Arjola Demiri. Teksa postoi një foto nga rrënojat e mbetura, Arjola vendosi një fytyrë të zemëruar dhe datën kur u shemb Teatri Kombëtar.

Ajo që reagoi ishte edhe modelja Adrola Dushi. Ajo e shprehu zemrërimin dhe trishtimin me atë që kishte ndodhur nëpërmjet një poezie të Gjergj Fishtës, por shumë nga ndjekësit iu kthyen kundër modeles, teksa shkruanin, se për shkak të profesionit që ajo ushtron, thjesht po bënte një qokë si gjithë miqtë e saj.

Më pas, modelja e njohur publikoi një foto me Robert Ndrenikën duke treguar lidhjen e fortë që ka me teatrin. Ajo iu përgjigj edhe paragjyimeve ndaj saj për faktin se është modele, duke thënë që edhe pse bën sete fotografike, nuk e bën më pak të ndjeshme.

Te dashur miq, dashamires, familjare, ndjekes te rrjeteve sociale, apo cfaredo qe ju e konsideroni veten ne raport me mua, Une quhem Adrola dhe tashme jam nje personazh publik. Dikush mund ta konsideroje si personazh publik qe nuk e meriton te jem, e dikush me konsideron me vlere, kjo pak rendsi ka. Ama jam nje personazh publik dhe si per mire apo per keq, kam njefare ndikimi apo influence sic preferojme ta quajme me “trendin” e sotshem. Une kam rrjete sociale me ndjekes dhe zgjedh te postoj nga jeta ime personale ku ju me shikoni te gezoj e festoj. Fakti qe vishem, bej makijazh apo bej sete fotografike, nuk me ben me pak te ndjeshme se sa ju. Une jam ajo qe postoj dhe mbeshtes bisnese sepse ju ma kerkoni, une jam dhe ajo qe shpesh here nuk kam anashkaluar fatkeqesite dhe kam dhene kontributin tim me aq sa kam patur mundesi. Sot jam ajo qe po postoj per nje teater dhe qe eshte nje kauze qe me duket me se e drejte. Ka nga ata qe nuk ju pelqen, ama edhe mua nuk me pelqen qe ju nuk e pelqeni por gjithsesi nuk jam kundra jush. Keto jane zgjedhje shume personale. Une jam nje fanse e madhe e Robert Ndrenikes, dhe nuk ndihem se kam postuar ne ate mase qe kam adhurim ndaj tij. Une jam patriote e Roza Anagnostit, dhe nuk kam postuar mjaftushem me artin qe ajo ka dhuruar (te mendosh qe kam mbeshtetur cdo Mirditor qe me eshte dhene mundesia). Une jam adhuruese e qindra aktoreve me radhe te teatrit, dhe nuk kam postuar mjaftushem per kontributin qe ata kane dhene. Une nuk ndjej qe kam postuar mjaftushem.

Une ndihem keshtu si ndihem, dhe nuk kam pse t’i jap shpjegime askujt, si dhe askush nuk me imponon dot ndjenjat e mia. Sot kam marre komente pozitive, por ato qe me preken jane ato negativet. Jo se nuk kisha marre komente negative, se me punen qe bej e vleresoj kritiken, por u preka se sa pak ne si popull e duam veten! Dhe kur ne nuk duam veten, ta harrojme se do na doje tjetri. Fort te dashur, uroj te duhemi me shume se sa urrehemi, se nga e gjithe kjo situate qe po kalojme, ky eshte i vetmi mesazh qe kuptoj.(Per te gjithe ata qe shqetesohen per shkrimin dhe kendimin tim, ky shkrim eshte i redaktuar me te gjitha ndjenjat e mia brenda),”– shkruante Dushi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aurela Gaçe gjithashtu ka dalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Në një status në rrjetet sociale, Gaçe shkruante se nuk është kundër nisjes së diçkaje të re, por që dëshiron që të ruhet edhe e vjetra bashkë me historinë që personifikon.

Postimi i Aurela Gaçes në Instagram

Kur shkova me vajzen time ne fshatin ku u linda e u rrita , mezi po prisja ti tregoja “mini bulevardin” tone ku benim xhiron ,si fillim me prinderit per dore e pastaj me shoqerine. Mezi prisja ti tregoja disa shkalle te bukura ne hyrje te fshatit. Shkallet ,ne te dy anet ,zbukuroheshin me pisha . Ne njerin krah ishte qendra mjekesore, materniteti ku erdha ne jete , por edhe ku nëna e Grace punoi si mami-infermiere qysh 18 vjeç.
Ne krahun tjeter shtrihej ky mini bulevard ,me kinemanë, me qendrën e kukturës ,me dyqanet …me tutje ishte shkolla ku mesova, ajo 8 -vjecare e ajo e mesme, me fushen e futbollit , me fushen e volejbollit , paralelet ku sa here rrezoheshim si femije e aty luanim gjithe diten me gjithe plaget neper kembe e duar.
 Nje trotuar na ndante me pallatet e ndertuara. Ne njeri nga ato jetoja me familjen ,ku perpara pallatit ishte nje lulishte ,me stola, me fushe bari …etj etj. .
Une thjeshte i ja tregoja vajzes me fjale, sepse as vete nuk pashe më asgje nga ato qe mbaja mend si femije e adoleshente.
Ndjeva trishtim sepse, nuk mund t’ja tregoja dot vajzes me fakte gjithe ato qe kisha ne memorje! ….
Thjeshtë ndjesi reale te shpirtit! KJO NUK DO TE THOTE QE TE MOS LINDE JETE E RE.
TE GJITHE NDAHEMI EDHE NGA JETA, POR FEMIJET TANE DO TE KENE KUJTIMET, FOTOT TONA, SHIJEN E USHQIMEVE TE GATUARA NGA NE, DO TE KENE MBASE EDHE NDONJE PALLTON TONE TE RUAJTUR DIKU NE DOLLAPIN E MBUSHUR ME TE REJA!”- shkruante Gaçe.

Besa Kokëdhima preku gjithashtu me vargjet e saj teksa shkruante se godian e Teatrit Kombëtar duhej restauruar.  “Ta rikonstruktonin nëse është kështu. Me këtë logjikë i bie që Europa duhet të qe shembur e kish shembur gjithë sitet historike, godina e kisha, veprat kulturore etj. Kjo është injorancë, shkatërrim i gjithçkaje që mbart e simbolizon historinë, kulturën, artin. Kullat e betonet kanë 0 vlerë historike & artistike. Le të bëjnë 100 të tjera, por të shkatërrojnë historinë e vendit nuk është e drejta e askujt, është pronë e Shqiptarëve,”- shkruante Besa.

Postimi i Besa Kokëdhimës

Gazetari Blendi Fevziu bëri një shkrim teksa argumentonte se përse sipas tij, nuk duhej rrëzuar ajo godinë. Përvec faktit që godina nuk duhej shembur, Fevziu u bëri thirrje qytetarëve dhe artistëve se ajo ç’ka duhej bërë tani e me tëj është të shihej mirë lista e godinave historike, për t’I paraprirë rrezikut për shembjen e tyre.

Shkrimi i plotë

Teatri Kombëtar u shemb! Ky ishte lajmi që gjeta sot në mëngjes, në ekranin e celularit tim, nisur me njoftimin e dedikuar, nga gjithë portalet. Nuk ka nevojë të them se si çdo njeri që e ka jetën të lidhur prej dekadash me këtë qytet, ndjeva jo pak keqardhje. Keqardhjen për një pjesë të historisë sonë, të shndrruar në një grumbull rrënojash. Keqardhjen për një pjesë të kujtesës personale, të zhdukur tashmë, si shumë pjesë të tjera të këtij qyteti. Ndaj vendosa të postoj në Instagram dhe Facebook një pamje të Teatrit te shembur me dedikimin që kishte lidhje vetëm me mua: “Iku edhe një pjesë e historisë së këtij qyteti”. Qytet të cilin unë besoj se e dua shumë dhe këtë dashuri nuk kam nevojë as ta ndaj me njeri dhe as të ma konfirmoje kërkush. Nuk e prisja që inbox-i të më mbushej me qindra komente, ku një pjesë shfrynin se përse nuk ngrihemi ta rrezojme këtë diktature, përse nuk bëjmë thirrje për të burgosur Edi Ramen dhe të tjera shfrynin me po kaq mllef se po bëj lojën e opozitës dhe po mbroj një godinë tallashi që do bëhet më e bukur ca vjet më pas. Meqenese humba jo pak orë për të kthyer pergjigje të dedikuara dhe s’ja dola dot, po mundohem të jap shikimin tim ketu. E para, çështja e Teatrit ndahet në dy pjesë: në atë që lidhet me godinën dhe trashegiminë dhe në atë që lidhet me anën ligjore të transferimit dhe shembjes së saj. Po e nis nga e para. Sot në mëngjes nuk është prishur Teatri Kombëtar. Teatri Kombëtar mund të mbledhe plaçkat e tij e të shkojë në një godinë tjetër. Mund të vijojë me vite të tjera të japë shfaqje e të ndërrojë breza aktorësh. Sot është prishur një godinë, ku që prej vitit 1945, në mos gaboj, operonte Teatri Kombëtar. Godina, ose me mirë kompleksi, ka nisur të ndertohet në vitin 1938 me projekt të arkitektit italian Xhulio Berte dhe përfundoi në vitin 1940. Ai u quajt në atë kohë “Rrethi Skenderbeg” dhe shërbeu si zona e elitës kulturore dhe të emancipuar shqiptare. Në të u vendos jo vetem kinemaja dhe teatri, por edhe Instituti i Studimeve Shqiptare dhe u ngritën bari dhe restoranti më “in” i qytetit. Nuk po zgjatem me rolin historik të kompleksit, qe ishte qendra e jetës intelektuale të qytetit. Më 1944 ajo u quajt “Kinema Kosova”, ndërsa më 1945, Teatri Popullor. Më 1945 aty u zhvillua Gjyqi Special që çoi ne ekzekutim disa nga emrat e njohur të politikës dhe firmëtare të Aktit të Pavarësisë. Ende sot, disa i quajne patriotë e disa kolaboracionistë. Si çdo gjë në Shqipëri që nuk gjen konsensus. Qe prej vitit 1945 Teatri ka pasur aty selinë e tij, e për një kohë edhe “Klubi i Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë”. Që prej vitit 2000 u hodh ideja që godina nuk ishte më funksionale për një teatër, ndaj ai duhej të zhvendosej diku tjetër, ose të rindërtohej aty. Idenë e mbronte kryesisht Ministri i Kulturës Edi Rama. Për fat të keq, që atëherë, e deri dje, debati u fut në rrugë të shtrembër dhe krejt të gabuar. Me shumë se sa një debat për Trashegiminë Kulturore, ai u spostua si një debat mbi Teatrin Kombëtar. Pra në vend që të ishte një debat për vlerat historike të godinës dhe lidhjen e saj me kompleksin arkitektonik të qendrës së kryeqytetit, u shndrua në një debat se si aktorët të kishin një sallë më të mire dhe u ftuan ata të flisnin për të. E para, Teatri dhe godina janë dy gjëra krejt të ndara. Godina mund të mos vlente për teatër më dhe unë e besoj këtë. Por ajo mund të restaurohej dhe të shndrohej në muzeum të qytetit, të arkitekturës racionaliste apo të çdo gjëje tjetër. Të mbetej dëshmi e një kohe dhe një arkitekture që për mua, mbetet më interesantja në Tiranë. Me këtë llogjikë, se projektet e reja mund të jenë më magjike ne mund të shembim edhe xhaminë, edhe sahatin edhe kalanë dhe të ndërtojme godina moderne, por që nuk kane asnjë lidhje me trashëgiminë. Pra thënë ndryshe, përfshirja e aktorëve në këtë histori qe një absurditet. Aktoret mund të vendosin si duan sallën e Teatrit, por jo shembjen dhe zëvendësimin e trashëgimisë kulturore që ju takon gjithë shqiptarëve. Kjo do të ishte njësoj, sikur për shembjen e Teatrit të Kukullave, ish- parlamentit të parë, godinës më historike të Tiranës, të pyeteshin aktorët e tij. Pra, godina mund të mos ishte teatër dhe duhej transferuar që aty, por godina nuk kishte përse te prishej. Ajo ishte pjesë e këtij qyteti. E dyta, shembja e godinës, duhet të na bëjë të reflektojme menjëherë dhe të shohim sërish listën e monumenteve të rëndësishme në vend. Është e patolerueshme që IMK nuk e ka përfshirë Teatrin në zonën monumentale në vitin 2007. Nga pakujdesia apo nga mendësia e viteve të komunizmit që arkitekturën racionaliste e shihte si fashiste. Nëse ne nuk bëjmë sa më parë një listë të mbrojtur dhe të votuar, nuk do jetë çudi që godina e Teatrit do pasohet nga të tjera. Zona e rrugës së Kavajës, ajo e Kalasë, Zona e Kodrës së Kuqe apo e Bllokut janë të mbushura me godina historike të kërcënuara. Ato mund mund të mbrohen rast, pas rasti, por me një ligj që mos ta ndryshojë më askush. Vlerën historike se përcaktojme dot as me opinion, as me kriter estetik personal, por me ligj. Unë nuk jam kundër zhvillimit modern të qytetit; as besoj se qyteti është shkatërruar nga 4 – 5 kulla ikonike të ndërtuara keto 30 vjet. E pëlqen apo jo arkitekturën e tyre. Unë mendoj se qyteti është rënduar nga mungesa e ligjit, nga mbi 60 mijë ndërtime pa leje që kanë mbirë si mostra në oborret mes pallateve, në kodrat rrethuese rrotull qytetit, në parqet e fushat e dikurshme, madje edhe në mes të rrugëve, duke e shndruar atë në një hibrid të cuditshëm. Dikush mund të dojë trashëgimine, dikush as pyet për këtë. Garancitë duhet t’i japë ligji. Jo pëlqimet personale! Ana ligjore e problemit është një tjetër aspekt. Përderisa presidenti i qe drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe përderisa BE dhe struktura të tjera kishin kërkuar dialog, vendimi mund të merrej më vonë. Edhe Mbledhja e Këshillit Bashkiak mund të bëhej e hapur e me debat, që gjithsecili të njihte qëndrimin e anëtarëve të tij. Ndërkohë, ideja e ngritjes së një teatri të ri, modern e funksional, është çështje që e vendos bashkia. Ajo ka tagrin ta marrë këtë vendim dhe mendimi im as vlen dhe as ndryshon asgjë. Por personalisht jam 1000 herë kunder ngritjes së një Teatri të ri, me kosto të larta ndërtimi dhe operimi, që nuk përputhet fare me nivelin e zhvillimit teatror ne vend. Jam kundër qe fondet publike të hidhen në një godinë të tillë, qoftë e projektuar edhe nga një prej arkitekteve më të rëndësishëm në Europë. Personalisht ky projekt s’më thotë asgjë, edhe pse ka të tjerë që e pëlqejnë atë. Përgjigje e gjatë për gjithë ata që më kanë shkruajtur sot, por më e shkurtër se sa ajo që do doja të trajtoja në një rrethanë tjetër. 

Gazetari Arian Çani e tregoi hapur qëndrimin e tij teksa i ftuar në studion e “Open”, u përplas edhe me aktorin Artan imami. Në momentin që ky i fundit pretendoi se Teratri duhej shembur pasi ishte ndërtuar me tallash, Çani i ërkoi që të pushonte dhe të mos fliste idjotësi. Përplasja mes tyre u shoqërua edhe me ofendime.

Modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj këmbëngul në idenë që qeveria shqiptare duhe të ndjekë shembullin e të gjithë botës duke i restauruar godinat e vjetra dhe jo që t’i shembë ato.

Postimi i Emina Cunmulajt

E gjithë bota restauron dhe ruan monumentet historike. Qeveria e Shqipërisë duhet të veprojë njësoj,”- shkruante ajo në një status.

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina iou kthue keq kryeministrit Edi Rama. Me anë të një video ku shihej përballja e kryeministrit Edi Rama me aktivistin Rron Gjinovci, Morina shkruant ese edhe ata në Kosovë ishin terrorizuar kur kishin marrë vesh këtë ngjarje.

“Është terrorizuese jo vetëm shqiptarë në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Nuk mundet me u besu nga askush nëse gjithë këtë terrorizim që keni bërë prej dy ditësh e keni bërë për arsye estetike. Dhe nuk e di si doni me i bind…,”- dëgjohet në video, fjalë të cilat, siç duket Morina ia drejtoi Ramës.

Për Rozana Radin, shembja e Teatrit Kombëtar ishte diçka shumë e fortë. Përmes statuseve në rrjetet sociale, ajo shkruante se ky rrëzim i ka vrarë edhe njëherë aktorët, të cilët tashmë janë të vdekur, por që janë ngjitur në atë skenë.

Postimi i Rozana Radit

E pabesueshme. Lamtumirë historisë së Pirro Manit, Kujtim Spajvoglit, Violeta Manushit, Kadri Roshti, Rolan Trebickes, Ferdinand Radit, Agim Qirjaqit e shumë artistëve që dhanë shpirtin këtu brenda. Do kalojnë vitet e s’do ta njohim më qytetin tonë. U dogj një katedrale dhe e restauroj e gjitha bota ndërsa ju çfarë bëtë? “I vratë për herë të dytë ata që s’janë më e që e ngritën me shumë mund e dashuri këtë tempull. Se di si ndjehen sot ato/ata që firmos për të parë me sytë e tyre këtë që po e shikon e gjithë Shqipëria sot. Unë ju kisha dënuar duke mos u futur në asnjë sallë ku do interpretoni. Ju se meritoni dashurinë e spektatorit. Teatri eshte historia jone e te prishesh historine nuk mund te quhesh as shtet. Teatri nuk eshte shfaqe qe nje regjizor ngrihet ne mengjes dhe do ta prishi se nuk i pelqen me. Teatri nuk eshte i atyre qe hedhin firmen per ta shembur. Teatri nuk ka qene as i atyre qe luajten e lujan. Nuk eshte as i drejtoreve as i familjareve te tyre .Nuk eshte as i imi as i joti .Teatri eshte i gjithe popullit. Une jam per restaurimin e Teatrit. Ka hapesira plot Tirana per te ndertuar Tetaro te reja, jo nje po 100 . Ateher natyrshem me lind dyshimi qe kjo lufte nuk behet per Teatrin por per vendin ne te cilin qendron i ndertuar ai. PS: ( Do bllokoj te gjitha ato adresa fantazem qe komentojne ne emer te ndonje partie. Do te debatosh? Me shkruaj me emer dhe mbiemer) Une nuk i perkas asnjeres partie! Kaq kisha !”- shkruante ajo.

Aktori Florian Binaj ka qenë gjithmonë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

 “Ndërto një teatër të ri, pa prishur të vjetrin”, ka shkruar aktori në një postim në Instagram. Një propozim si i Florit, që e kemi parë si ide edhe nga disa artistë, nuk janë marrë parasysh nga Bashkia. E shkruar e zeza mbi të bardhë që Teatri Kombëtar është pasuri. As popujt e pasur nuk prishin pasuritë! Turp!”– shkruante në postimet e tij Flori.

Në listë mund të përmendim edhe emra aktorësh si Jul Deda, Gentian Zenelaj, Rezart Veleshnja, etj, apo edhe Neritan Liçaj që është pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e shumë emra të tjerë që kanë qenë çdo natë prezentë në qëndresën për mbrojtjen e kësaj godine.

Ajo që është vënë re është se mes shumë VIP-ave shqiptarë ka pasur normalisht persona që kanë preferuar të heshtin përballë kësaj ngjarjeje, por që asnjëri prej tyre nuk ka ngritur zërin që të dalë pro kësaj shembjeje dhe t’u dalë kundër kolegëve të tyre.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “EMRAT + DEDIKIMI/ Lot në zemrat e VIP-ave, aktorët, këngëtarët, modelet dhe yjet shqiptarë që u përlotën pas shembjes së Teatrit Kombëtar, asnjë zë publik pro rrënimit të godinës

  1. kur e pashe fadromen ti binte teatrit nuk po i besoja syve …pak me pare se te ndodhte artistet dhe alaanca per mbrojtjen e teatrit kishin dhene lajmin do festojme e fituam teatrin dhe kjo prishje naten ishte pabesi …e prekur e zhgenjyer e zemeruar qe ne kete vend nuk ka rendesi fare e nuk merret parasysh se cfare kerkon populli ajo qe me erdhi ne mend eshte emri i partise ne pushtet ..rilindje dhe sipas asaj qe dime rilindje do te thote te rilindesh nga hiri nga shkaterrimi nga vdekja …prite zot rrezikun cfare do shohim akoma

Shto Koment