Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
“LOS BLANCOS”/ Pjesë e kartelit të drogës, Gjykata lë në burg për 40 ditë Gentian Manajn, i arrestuari i Vlorës bash
19 Shtator 2020, 09:16Nga DOSJA
TIRANË – Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ me afat 40 ditor për Gentian Manajn, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS, në qytetin e Vlorës. Gentian Manaj ishte pjesë e kartelit shqiptarë të drogës, që merrej me trafikun nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.
Manaj, i cili ishte pjesë e kartelit të njohur në Shqipëri si “kompania Bello”, u arrestua për llogari të autoriteteve italiane. Togat e zeza caktuan masën e sigurisë me afat, për shkak se pritet që të vijnë fashikujt e dosjes nga drejtësia e vendit fqinj, që më pas të bëhet edhe ekstradimi për në Itali.
Policia e Shtetit, Europol, Eurojust dhe partnerëtndërkombëtarë goditën para disa ditësh kartelin e parë shqiptar të drogës, ku u arrestuan rreth 30 persona, 20 prej të cilëve shqiptarë. Gjatë këtij operacioni në pranga ranë 5 shqiptarë të cilët u prangosën në vendin tonë, ndërsa 5 të tjerë u prangosën jashtë Shqipërisë.
Karteli “Los Blancos” dyshohet se kryesohet nga biznesmeni Eldi Dizdari. Ai është arrestuar në Dubai dhe pritet që të dërgohet në Itali. Gjatë operacionit u sekuestruan 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë. Hetimet nisën në vitin 2015 pas një sherri në një lokal në Firence, duke qenë se njëri nga të arrestuarit kishte një celular Blackberry në te cilin u gjetën bisedat e trafikantëve të drogës.
(A.K;F.G/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Qendra e azil-kërkuesve në Tiranë ku disa javë më parë ishin qindra emigrantë është zbrazur. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se tashmë në azil ka...
TIRANË- Sherr masiv në Tiranë. Mëngjesin e sotëm, në orën 05:30 ka ndodhur një sherr masiv në qendër të kryeqytetit.Në pamjet e siguruara nga Dosja.al shfa...
GREQI- Një 63-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi u “rrëmbye” nga ujërat e furishme që ka shkaktuar cikloni. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndo...
ELBASAN- Policia ka arrestuar 43-vjeçarin Gentian Mino, pasi më 2 gusht të 2019 në Elbasan ka plagosur me armë dy persona dhe me sende të forta një të tr...
DURRËS- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbërmjen e djeshme në Durrës, ku mbeti i vrarë Armando Baboçi. Burime për Dosja.al bë...
BERAT- Policia e Beratit ka arrestuar administratorin e një subjekti, me iniciale A.B, pasi në mënyrë të kundraligjëshme nxirrte pllaka guri dekorative, në Mal...
POGRADEC- “Nuk dua para. Nuk dua ushqim, dua të shkoj në një vend më të mirë ku të shkollohem. Ne nuk jemi terroriste”. Këto janë fjalët e një vajze të re nga A...
GJIROKASTËR- Mbrëmjen e djeshme në orën 23:00 është dhunuar në banesën e saj në fshatin Palokastër të Gjirokastrës 75-vjeçarja me iniciale P.Q. Mëso...
LEZHË- Shumë familje të Lezhës janë ende në pritje të shtetit sa i përket rindërtimit të shtëpisë. Gjok Kola, banor në Tale të Lezhës, me shpresën e humbur...