Sport

“Besoj se pas disa muajsh do t’i kthehemi normalitetit”, Lorik Cana i qetëson të gjithë: Gjermania dhe Franca po reagojnë me vonesë

VIDEO
Ish-kapiteni i Kombëtares ka qetësuar njerëzit duke u shprehur se në Itali nuk ka aq panik në rrugë sa edhe transmetohet në media, ndërsa rezultatet e këtyre masave do të dalin me patjetër pas 2 javësh ashtu si ndodhi edhe në Kinë.
Featured image of article: “Besoj se pas disa muajsh do t’i kthehemi normalitetit”, Lorik Cana i qetëson të gjithë: Gjermania dhe Franca po reagojnë me vonesë Lorik Cana

ITALI- Lorik Cana ka folur në lajmet e “Ora News” për mënyrën sesi po e përjeton koronavirusin dhe shpërthimin e saj në Itali. Disi i lodhur nga vetëkarantinimi prej 8 ditësh, por duke e ditur më së miri se kjo është e vetmja mënyrë për ta fituar edhe këtë betejë.

Ish-kapiteni i Kombëtares ka qetësuar njerëzit duke u shprehur se në Itali nuk ka aq panik në rrugë sa edhe transmetohet në media, ndërsa rezultatet e këtyre masave do të dalin me patjetër pas 2 javësh ashtu si ndodhi edhe në Kinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk shoh panik në rrugët e Italisë pavarësisht se lëvizjet i kemi të kufizuara. Vetëm me një lëvizje të kordinuar mund të kemi efekt. Masat shtrënguese janë marrë për të mos futur në kolaps dhe sistemin e shëndetësisë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm. Një pjesë të mirë të familjes e kam në Francë. Po mundohem tu tregoj realitetin që po përjetojmë këtu dhe të bëhen gati se do shkojë dhe atje. Edhe në Kosovë po flasim. Kemi marrë masa dhe në aspekt biznesi dhe futbolli. Nuk duhet të bëhemi më trima se duhet. Besoj se pas disa muajsh do të ti kthehemi normalitetit.  Kina ja arriti shpresoj që edhe Europa të jetë më e ndërgjergjshme dhe të më shumë kordinim mes vendeve. Gjermania dhe Franca po reagojnë me vonesë.

(e.ç./dosja/al)

Shto Koment