LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Lorik Cana rrëfehet: Flas 8 gjuhë të huaja, kam qenë Don Zhuan me D të madhe

12 Mars 2019, 19:42 Nga DOSJA
Lorik Cana rrëfehet: Flas 8 gjuhë të huaja, kam qenë Don

Ish kapiteni i kombëtarës shqiptare Lorik Cana tashmë është pensionuar si futbollist porfesionist, por vazhdon akoma të bashkëjetojë me futbollit.

Cana ka dhënë një intervistë për ‘My Living’ ku flet për jetën e tij personale dhe zbulon se flet edhe 8 gjuhë të huaja.

Një nga pasionet që kam ndjekur është ai që kam për historinë. Edhe gjatë ushtrimit të profesionit, udhëtimet apo grumbullimet më kanë dhënë mundësinë të lexoj sidomos për historinë e popullit tonë. Pasioni tjetër është pjesa e makinave. Është vërtetë stereotipi i djemve që kanë qejf makinat e bukura. Po përtej makinave të bukura mua më ka pëlqyer shumë sporti automobilistik. Kam marrë disa here leksione dhe kam hipur dhe me pilot të Formula 1, si Jean Alesi. Nuk i kam dhënë vetë por kam arritur deri  në 350 km/h”

Keni qenë Don Zhuan, pasi futbollistat njihen për të tillë?

“Pikërisht ashtu, më një D të madhe dhe me një Zh të madhe”

Lorik sot në shtëpi si zhvillohet dita jote? Një ditë tipike? Si është mëngjesi?

” Në mëngjes ne zakonisht çohemi bashkë, djali është në dhomën e tij. Çohet në mëngjes nuk na lejon që të flemë, kur është shumë herët para orës shtatë merret gjysmë ore dado me të, dhe kur vjen ora tetë vjen e hap derën, bërtet, futet në krevat dhe na zgjon. Zgjimi më fantastik për çdo prind. Pastaj vjen pjesa e mëngjesit.”

Kush e gatuan mëngjesin?

“Zakonisht me pjesën e mëngjesit merret nusja.”

Çfarë ha për mëngjes?

” Fruta në mëngjes, bukë të thekur me pak marmelatë, lëng portokalli, çaj ose kafe. Ose kur kam aktivitet mundohem të haj drithëra me kos, që të kem energji, dhe fillon dita. Ne e ndajmë ushqimin në mënyrë që mëngjesi të ketë dhe fruta dhe karbohidrate, dreka perime (të pranishme në çdo vakt) por dhe pak proteina dhe karbohidrate. Në darkë nuk ha karbohidrate se më ndihmojnë të mbaj stabile peshën.”

 I lan enët?

” Jo nuk i laj se jam i llastuar. Kam gruan dhe dadon që merren me këto punë.”

 Po ama gatuan.

” Shumë pak.”

 Çfarë do kishe gatuar?

“Do kisha gatuar një peshk, një levrek në furrë. Nuk është e vështirë sepse duhet të dish kohën kur gatuan peshk. Do bëja një salcë të thjeshtë me vaj ulliri, hudhër, limon të cilën do e shoqëroja dhe me erëza. Anash do bëja ca argjinare të thjeshta me pak oriz të bardhë. Do e shoqëroja kështu.”

 Kohë e fundit je vendosur ne Shqipëri?

” Dy vitet e para mbasi u shkëputa nga futbolli, me vajtje e ardhje. Që nga gushti jemi me stabël në Shqipëri. Në Kosovë shkoj shpesh. Kam dëshirë të kthej këtë kohën e Kosovës që më ka munguar për gjithë këto vite, kështu tani çdo dy javë jam atje.”

 Ndërkohë Monika dhe djali si e kanë pritur faktin që po qëndrojnë kaq gjatë në Shqipëri?

” Nusja e ka marrë më shumë dëshirë. Ajo ka ardhur disa herë. Por, fakti që kemi patur miq para se të vinim, që kemi gjetur dhe kemi bërë miq të rinj, marrëdhënie miqësore, shoqëri për Monikën dhe djalin është pozitiv. Kemi fatin që jemi në një vend të mrekullueshëm më një kohë dhe ushqim të mrekullueshëm. Të marrë më të mirën e kohës.”

Ka pasione djali?

“Makinat, është i çmendur mbas makinave. I njeh markat, modelet, i ka qejf avionët. Vetëm na pyet kur do ikim diku që të marrë avionin. E do shumë topin, e përzien midis këmbëve dhe duarve. Unë do e shtyja që të merrej me sportin. Cilido që i pëlqen më shumë, por do të doja që sporti të zinte një rol të rëndësishëm në jetën e tij.”

Nëse do vendoste të behej futbollist?

“Ne do e ndihmojmë në çdo drejtim.”

 Sa gjuhë flet Lorik Cana?

”Nga ato që flas mirë,  anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip. Gjermanisht jam shumë mire, në gjuhën serbo-kroate gjithashtu. Kam një bazë të vogël të turqishtes, sa mos jem i humbur, ndërsa gjuhën spanjolle e kuptoj shumë mirë por nuk e kam praktikuar në të folur. Frëngjishtja dhe italishtja më ndihmojnë shumë me spanjishten.”

Ke qenë nja nga futbollistet që vishej më bukur, sot çfarë marrëdhënie ke më stilin ?

” Duhet të jem i sinqertë më ty, unë 90 të kohës vishem me tuta. Por, nusja ka ndikuar në mënyrë  jashtëzakonisht shumë pozitive dhe cilësore në mënyrën si vishem, sidomos prej që jemi bashke. Dihet që nuk i krahasojmë dot italianët me shijet e një vendi tjetër.”

  Është bërë një dokumentar për ty, me trego pak për projetkin?

“Projekti mori jetë 6 muaj mbasi e kisha lënë futbollin. Nuk e kisha absolutisht në plan të bëja diçka, qoftë një libër.  Pastaj thashë pse jo, sepse për të bërë diçka në mënyrën e duhur duhet kapur momenti dhe momenti është sa është I nxehtë se dhe kujtimet dhe njerëzit shprehin emocionet kur janë të freskëta. Nuk arrin ti tregosh të gjitha por në fund kam qenë ë kënaqur që kam pranuar sepse është një punë që mbetet dhe e tregon dhe në të ardhme.”

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz kapiteni i kombëtares lorik cana kapiteni i kombëtares lorik cana

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni