Showbiz

Lori Hoxha s’pyet asnjë, i hap profil dhe ‘e djeg’ në kërcim me Ledionin, i kthehet Sara: E teprove (VD)

Nga hapja e profilit të Ledionit, tek festa energjike në një mbrëmje ku kërcen me kunatin e saj, Lori Hoxha erdhi plot surpriza.
Featured image of article: Lori Hoxha s’pyet asnjë, i hap profil dhe ‘e djeg’ në kërcim me Ledionin, i kthehet Sara: E teprove (VD) Moderatori, Ledion Liço me bashkëshorten Sara Hoxha, bashkë me Lori Hoxhën.

TIRANË– Lori Hoxha ka vendosur që më në fund ta rikthejë në rrjete sociale kunatin e saj, Ledion Liçon që prej kohësh nuik e kishim parë. Dita e djeshme ishte plot surpriza, pasi moderatori festonte datëlindjen e tij dhe mësuam se çifti i famshëm janë në pritje të një tjëtër djali.

Me një super festë dhe foto të publikuara nga Lori Hoxha në profilin e ri të Ledionit, moderatori rierdhi në ‘skenë’ mjaft energjik. Pronarja e Top Medias, Lori Hoxha ka marrë në dorë llogarinë e kunatit të saj duke futur foto të të dyve, me mbishkrime qesharake.

Në këtë moment është hedhur Sara e cila ka shkruar në një nga fotot e postuara nga Lori në profilin e ri të Ledionit: E teprove pak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi në profilin e ri të Ledion Liços.

Sigurisht këto janë shaka që bëhen mes motrave, dhe mbrëmja ka vazhduar plot gjallëri e energji për familjen Hoxha dhe për Ledion Liçon. Moderatori ka festuar ditëlindjen e tij në një klub në kryeqytet dhe bashkëshortja e tij, Sara ka publikuar video ku ai shfaqet duke kërcyer me Lorin.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment