Showbiz

Lori Hoxha s’mendohet gjatë për shpenzimet! Pronarja e Top Medias me 4 mijë € veshje në festën e kunatit (FOTO)

Lori Hoxha është kuruar në detaj në festën e Ledion Liços dhe veshja e saj ka kushtuar rreth 4 mijë euro.
Featured image of article: Lori Hoxha s’mendohet gjatë për shpenzimet! Pronarja e Top Medias me 4 mijë € veshje në festën e kunatit (FOTO) Bloggerja, Lori Hoxha bashkë me motrat dhe moderatorin, Ledion Liço.

TIRANË– Pronarja e Top Medias, Lori Hoxha kujdeset shumë për pamjen e saj dhe këtë e ka treguar ndër vite. Përveç se vishet mirë, ajo ka dhe një stil unik. Sigurisht që veshjet e saj kanë vlera të konsiderueshme, por nuk e kishim menduar kurrë që do të kapnin këto shifra.

Pak ditë më parë, ishte ditëlindja e kunatit të saj, Ledion Liços dhe familja Hoxha kishte organizuar një surprizë të bukur për moderatorin. Por, ajo që bie në sy është veshja e Lori Hoxhës, në ngjyrë pink, kombinuar me motrën e saj Sarën.

Një kanotjerë me pupla në ngjyrë pink të firmës “The attico” që ka kushtuar plot 1968 euro, një palë pantallona streç po në ngjyrën pink të së njëjtës markë që kushtojnë plot 665 euro dhe një palë stiletto të gjitha në pink Louboutin me vlerën 625 euro.

Sigurisht që për njerëzit e thjeshtë këto shifra janë të paarritshme!

Veshja e Lori Hoxhës në ditëlindjen e Ledion Liços.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment