Showbiz

Ledioni i bën dhuratën që çdo vajzë do donte ta kishte, Lori Hoxha tregon domethënien e veçantë(Foto)

 Së fundmi në një postim në profilin e saj në Instagram, Lori ka publikuar  dhuratën që kunati i saj i ka bërë  për ditëlindje. 
Featured image of article: Ledioni i bën dhuratën që çdo vajzë do donte ta kishte, Lori Hoxha tregon domethënien e veçantë(Foto) Lori Hoxha dhe Ledion Liço

TIRANË- Lori Hoxha, trashëmgimtarja e  TopChannel, e ka  treguar gjithmonë raportin e ngushtë që ka me kunatin e saj, moderatorin e njohur Ledion Liço.

Ka qenë Lori ajo që ndante  foto dhe video nga koha që kalonte me Ledionin, pasi ky i fundit nuk kishte  një llogari të tijën.

Por vetëm pak kohë më parë Lori tregoi që më në fund  i hapi kunatatit një llogari në Instagram .

E mesa duket kjo Ledioni nuk e pëlqen aspak të ketë një profil në Instagrami, pasi nuk poston asnjëherë, edhe në ato tre postime të bëra shfaqet krah Lorit. E kjo ngjan si një llogari e menaxhuar nga vetë trashëgimtarja e Top Channel.

Së fundmi në një postim në profilin e saj në Instagram, Lori ka publikuar  dhuratën që kunati i saj i ka bërë  për ditëlindje.

Çdo vajzë do ta dëshironte ta kishte, çantën super të vogël të markës “Jacquemus”, një prej trendeve më të fundit që po shohim.

 

Por duke qenë se ajo është një prej çantave më të vogla që mund të  kemi parë deri  më sot, Lori e ka përshkruar kaq bukur atë:  Ledioni më dhuroi këtë çantë që unë të fus të gjitha gjërat për të cilat shqetësohem.

Koment ky që tregon se Lori nuk shqetësohet për asnjë problem në jetë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment