Showbiz

Lori Hoxha hap zemrën, flet për sëmundjen që e torturoi verën e kaluar: Falenderoj Zotin për ndryshimin

Blogerja shqiptare shkruan se një vit më parë nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet scoiale për shkak të problemeve shëndetësore që ka kaluar.
Featured image of article: Lori Hoxha hap zemrën, flet për sëmundjen që e torturoi verën e kaluar: Falenderoj Zotin për ndryshimin Lori Hoxha

Lori Hoxha është një vajzat shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale. Madje për shumë adoleshente ajo konsiderohet si një nga blogeret që sjell trendet më të fundit çdo sezon.

Por përveç këtyre, Lori ka treguar një periudhë të vështirë të jetës së saj. Ajo e ka pranuar gjithmonë që vuan nga ankthi, por periudha që është torturuar nga ky problem shëndetësor ka qenë vera e shkuar.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, 26-vjeçarja shkruan se falenderon Zotin për ndryshimet që i ka sjellë.

Këtë periudhë, vitin e kaluar kam postuar shumë pak pasi kam kaluar periudhën më të vështirë nga ankthi dhe paniku. Falenderoj zotin për ndryshimin dhe zhvillimin tim,”- shkruan Hoxha krahas disa fotove  të shkrepura nga viti i shkuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment