Bota

Bllokohen 8 avionë në aeroportin e Londrës/ Dyshohej se disa pasagjerë ishin të prekur nga sëmundja vdekjeprurëse e koronavirusit

Udhëtarët në fluturimin e 901 të linjës United Airlines nga San Francisco janë urdhëruar që të qëndrojnë në karriget e tyre për shkak se dyshonin se njëri prej tyre kishte virusin që tashmë quhet SARS-CoV-2.   
Featured image of article: Bllokohen 8 avionë në aeroportin e Londrës/ Dyshohej se disa pasagjerë ishin të prekur nga sëmundja vdekjeprurëse e koronavirusit Pamje nga aeroporti i Londres

LONDËR – Aeroporti Heathrow u përfshi ditën e sotme nga frika e koronavirusit duke u bllokuar dhe tetë avionë, pasi pasagjerët ne bord u ankuan se kishte njerëz me simptoma të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Sipas Daily Mail udhëtarët në fluturimin e 901 të linjës United Airlines nga San Francisco janë urdhëruar që të qëndrojnë në karriget e tyre për shkak se dyshonin se njëri prej tyre kishte virusin që tashmë quhet SARS-CoV-2.

Pasagjerët raportonin në rrjetet sociale se kapiteni u tha se do të qëndronin në asfaltin e pistës për disa kohë pasi shtatë avionë të tjerë ishin bllokuar për raste të dyshuara infektimi. Sipas mediave të gjithë u lejuan gjysmë ore më vonë që të zhvendoseshin. British Airëays nga Kuala Lumpa ishte një nga tetë aeroplanët që duhej të  ulej në 6.45 të mëngjesit por nuk nisi fluturimin pasi një familje u sëmurë duke dhënë simptoma të koronavirusit.

Zyrtarët e Shëndetit Publik në Angli dhe Heathrow deri më tani kanë refuzuar të japin informacion në lidhje me incidentin e këtij mëngjesi, i cili mund të ketë prekur qindra udhëtarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Masat e ashpra tregojnë për rritjen e trazirave të shkaktuara për udhëtarët në të gjithë botës,madje edhe në vende ku rreziku konsiderohet më i ulët se në lindjen e Largët.

Sëmundja e koronavirusit dëri më tani ka përfshirë më shumë se 64,000 raste janë diagnostikuar në të gjithtë botën dhe 1,363 kanë vdekur gjithashtu  Kina raportoi një tjetër rritje të numrit të viktimave dje teksa 121 u vranë nga virusi dhe 5,090 nejrëz të rinj u infektuan.

Shkencëtarët kanë përjashtuar mundësinë se virusi i ri është i krijuar nga njeriu, për të shuar zhurmat se virusi ka lindur në një laborator.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment