Bota

Londër/ Trupi i foshnjës së porsalindur gjendet në kanal, policia nxit nënën e foshnjës të kërkojë ndihmë mjekësore

Trupi i një foshnje të porsalindur është gjetur në kanlin veri-perëndimor në Londër nga policia. Autoritetet kanë nisur një hetim për rrethanat e vdekjes.
Featured image of article: Londër/ Trupi i foshnjës së porsalindur gjendet në kanal, policia nxit nënën e foshnjës të kërkojë ndihmë mjekësore kanali Grand Union në Willesden

BRITANI- Policia ka kërkuar që një nënë të marrë ndihmë mjekësore pasi gjetën një foshnjë të porsalindur të vdekur në kanal. Dailymail shkruan se zyrtarët dhe një ekip i zjarrfikësve zbuluan trupin e foshnjës në Kanalin Grand Union në Willesden, në veriperëndim të Londrës këtë pasdite.

Një dëshmitar okular tha se rruga pranë kanalit ishte një rrugë e njohur për çiklizëm dhe policia duhej ‘të largonte shumë njerëz larg’.

Kishte shumë shërbime të urgjencës atje, duke përfshirë një automjet më special të përgjigjes ndaj incidenteve. Një lajm shumë i trishtuar, nuk e prisja që kjo ishte ajo që ndodhi, ‘-shtuan dëshmitarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një punëtor në një restorant buzë kanalit i tha Standardit: ‘Policia dhe zjarrfikësi ishin këtu por nuk mund të them asgjë më shumë.’

Në një deklaratë të shkurtër një zëdhënës i Policisë Met tha: ‘Kordonët janë në vend në kanalin afër Old Oak Lane NW10 ku trupi i një foshnje të porsalindur u gjet në ujë në 1.19 pasdite. Hetimi po zhvillohet për të vërtetuar rrethanat. Ne e nxisim nënën e foshnjës që të kërkojë ndihmë mjekësore përmes 999. ‘

(f.i/dosja.al)

Shto Koment