Bota

Londër/ Përkujtohen heronjtë e shërbimit të së dielës, mbretëreshës i mbushen sytë me lot (Video)

Mbretëresha u pa duke parë paradën nga një ballkon dhe gjatë kohës ku kryheshin ritualet për përkujtimin e viktimave, u vu re se asaj i rrodhën lot.
Featured image of article: Londër/ Përkujtohen heronjtë e shërbimit të së dielës, mbretëreshës i mbushen sytë me lot (Video) Mbretëresha Elizabeta

BRITANI E MADHE– Mbretëria e bashkuar ka qëndruar në heshtje rreth dy minuta mëngjesin e kësaj të diele për përkujtimin dhe respektin e të vdekurve në luftë.

Sipas “Daily Mail” turma të mëdha u mblodhën në qendrën e Londrës ku mes tyre ishte dhe mbretëresha Elizabetë e shoqëruar nga Camilla, Dukeshën e Cornwall dhe Kate Middleton, Dukeshën e Kembrixhit.

Mbretëresha u pa duke parë paradën nga një ballkon dhe gjatë kohës ku kryheshin ritualet për përkujtimin e viktimave, u vu re se asaj i rrodhën lot, tregojnë disa burime që ishin të pranishëm.

Ministria e Mbrojtjes tha se mbi 800 anëtarë të Marinës Mbretërore, Ushtrisë Britanike dhe Forcës Ajrore Mbretërore ishin pjesëmarrës sot.

Princi Charles vuri një kurorë me lulekuqe në emër të Mbretëreshës, e ndjekur nga dy djemtë e tij, William dhe Harry.

(a.k/ dosja.al)

Shto Koment