Aktualitet

Londër/ Banda grabit 190 mijë paund bizhu nga argjendaria, dy shqiptarë filmojnë gjithë skenën (VD)

Një çift bashkëshortësh shqiptar të Kosovës me banim në Londër, u bënë dëshmitar të një grabitje bizhuterish në një nga lagjet e Londrës. Të dy filmuan gjithë skenën e largimit.
Featured image of article: Londër/ Banda grabit 190 mijë paund bizhu nga argjendaria, dy shqiptarë filmojnë gjithë skenën (VD) Pamje nga grabitja në Londër

BRITANI E MADHE- Një bandë hajdutësh të armatosur pasi kishin grabitur bizhuteri në shumën 190 000 dollarë u ndaluan nga disa kalimtarë të rastësishëm.

Të veshur me të zeza dhe të armatosur, banda e përbërë nga 6 persona grabiti argjendarinë “Amir” tentoi të largohej por në ndjekje të tyre u vunë disa kalimtarë, të cilët i penguan ata të iknin.

“Shiko, shiko po i plaçkisin. Çanta me para. O zot me armë. E kapi për zotin, e kapi. Bravo! E rrëzoi o Flamur!,”-dëgjohet duke thënë gruaja. 

Ngjarja dramatike u filmua me celular nga një çift bashkëshortësh shqiptar të Kosovës me banim në Londër. Dy prej grabitësve u arrestuan nga policia dy km larg vendit të grabitjes, kurse katër të tjerë janë ende në liri. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment