Aktualitet

Lokali u kthye në bazë ku shpërndahej droga, arrestohet pronari me kamarierin. Kapne mat 4 klientë në Tiranë

Përshtatën lokalin për shpërndarje dhe përdorim droge vihet në pranga pronari i lokalit dhe kamarieri i lokalit, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.
Featured image of article: Lokali u kthye në bazë ku shpërndahej droga, arrestohet pronari me kamarierin. Kapne mat 4 klientë në Tiranë Policia e Tiranës

TIRANË– Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Komuna”, dhe vunë në pranga disa persona, mes tyre pronarin e lokalit që përshtati lokalin për shpërndarje dhe përdorim droge. Në pranga ra kamarieri dhe 4 klientë që po konsumonin drogën.

Pas marrjes së informacioneve se në rrugën “Haxhi Kika” shpërndahej lëndë narkotike, policia ka organizuar operacionin e koduar “Komuna” duke bërë të mundur sekuestrimin e 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë pararash, dhe 4 aparate celular.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë operacioni policor i koduar “Komuna”. Përshtatën lokalin për shpërndarje dhe përdorim droge vihet në pranga pronari i lokalit dhe kamarieri i lokalit, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve. Procedohen penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, klientë të lokalit, të kapur në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike.Sekuestrohet rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë pararash, dhe 4 aparat celular. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve nárkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, se në një lokal në rrugën “Haxhi Kika” shpërndahej lëndë nárkotike, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Komuna”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve : I.D., 49 vjeç, (pronar i lokalit) i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje nárkotikëve” dhe O.N., 25 vjeç (punonjës i lokalit). Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua puna dhe u bë ndërhyrja nga sherbimet e policisë në lokalin në pronësi të shtetasit I.D., dhe punonjës O.N., ku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 388 gramë lëndë nárkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë nárkotike kòkainë, një shumë pararash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës nárkotike, dhe 4 aparat celular. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e nArkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment