Aktualitet

Lokali ishte i hapur pas orës 22:00, policia ndëshkon pronarin me gjobën e majme

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjektin në pronësi të shtetasit D. K., në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë.
Featured image of article: Lokali ishte i hapur pas orës 22:00, policia ndëshkon pronarin me gjobën e majme Policia e shtetit

KUCOVË– Policia ka gjobitur një lokal pasi ishte i hapur dhe i shërbente klientëve pas orës 22:00.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjektin në pronësi të shtetasit D. K., në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, pasi u konstatua i hapur dhe duke i shërbyer klientëve pas orës 22:00, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Njoftimi i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vijojnë kontrollet nga Policia e Beratit për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, 1 subjekt në Kuçovë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Strukturat e Policisë Berat, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë subjektin në pronësi të shtetasit D. K., në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, pasi u konstatua i hapur dhe duke i shërbyer klientëve pas orës 22:00, në kundërshtim me Aktin Normativ.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment