BotaKuriozitete

Lokali bavarez fiton gjyqin me Google, gjigandi botëror tërhiqet në Gjykatë duke pranuar fajin

Që nga 2017, Hubert u përpoq të hiqte informacionin nga Interneti që Google që këtë gje e bëri në korrik 2019. Shoqata Gjermane e Hoteleve dhe Restoranteve ishte gjithashtu duke shqyrtuar rastin.
Featured image of article: Lokali bavarez fiton gjyqin me Google, gjigandi botëror tërhiqet në Gjykatë duke pranuar fajin Birrë (Pija tradicionale e lokalit)

BERLIN- Pas anulimit të një seance gjyqësore nga Google, Peter Hubert, menaxher i lokalit tradicional bavarez Bräustüberl, njoftoi se “Bräustüberl ka fituar”. Google e kishte pranuar se nuk kishte ndryshuar dot në kohë, grafikun për minutat që prisnin klientët në tavolina dhe në këtë mënyrë shmangu një mosmarrëveshje ligjore në Gjermani. Çështja tani është mbyllur ligjërisht.

Në grafikun e saj në internet, Google kishte shfaqur kohën e pritjes për këtë lokal ishte prej 15 minutash, gjatë fundjavave edhe 90 minuta, pasi gjërat kishin ndyshuar. Hubert argumentoi që informacioni ishte i gabuar dhe mund të dekurajonte mysafirët e mundshëm.

Që nga 2017, Hubert u përpoq të hiqte informacionin nga Interneti që Google që këtë gje e bëri në korrik 2019. Shoqata Gjermane e Hoteleve dhe Restoranteve ishte gjithashtu duke shqyrtuar rastin.

Një zëdhënës i Google konfirmoi anulimin e çështjes në gjykatë dhe tha “ne tashmë kemi bllokuar funksionin e kohës së pritjes në korrik për restorantin në Tegernsee ashtu siç kërkohej.” Megjithë mosmarrëveshjen, Google deklaroi se të gjithë ishin të lirë që informacionin për kohën e pritjes të aktivizohej përsëri në të ardhmen.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment