Showbiz

Lokale, dyqane, sallone e linja veshjesh, fusha e biznesit që i bëri VIP-at shqiptarë të dështonin dhe mijëra euro investime që shkuan drejt falimentimit, nuk u mjaftoi fama për sukses

Investuan me mijëra euro në bizneset e tyre mirëpo mesa duket fati i VIP-ave shqiptarë nuk qenka për biznes.
Featured image of article: Lokale, dyqane, sallone e linja veshjesh, fusha e biznesit që i bëri VIP-at shqiptarë të dështonin dhe mijëra euro investime që shkuan drejt falimentimit, nuk u mjaftoi fama për sukses VIP-at që dështuan në biznese
Përditësuar:

TIRANE– Personazhet e njohur shqiptarë kanë marrë iniciativa tepër të mëdha e disa prej tyre nuk kanë arritur ti çojnë deri në fund. Po flasim për bizneset private të hapura nga VIP-at shqiptarë që nuk rezultuan aq të suksesshme sa pritej.
Askush nuk do donte që për një projekt në të cilin janë investuar mijëra euro të falimentojë, mirëpo kjo gjë i ka ndodhur disa prej personazhet të njohur shqiptarë.
Ne ju tregojmë disa prej tyre.

Luana Vjollca

Moderatorja shqiptare gjatë kohës kur moderonte emisionin ‘Shiko kush luan’ në Top Channel shprehej se fustanet që mbante veshur pëlqeheshin shumë nga fansat e saj ndaj vendosi që të hapte një dyqan online te quajtur ‘ Luana Vjollca Store’.

U bë një kohë e gjatë që nuk po shohim më Luanën të reklamojë veshjet që mbanin markën e saj, gjë që na bën të dyshojmë se biznesi i moderatores tashmë është inekzistent.

Nese kerkojmë në Google dyqanin e veshjeve rezulton se ai nuk është më aktiv, ndaj në faqen e webit kanë vendosur të shkruajnë sikur është në ndërtim e sipër. Websajt që më parë ishte funksional.

Dyqani i Luanes

Angela Martini

Ishte viti 2012 ku modelja shqiptare mori iniciativën që të krijointe linjën e saj të veshjeve, më saktë të të brendshmeve.
‘Martini Bikini Collection’ tashmë nuk është me në treg duke falimentuar si biznes vite më parë.

Zaimina Vasjari

Këngëtarja hapi në rrugën “Myslym Shyri” një sallon nusesh “BS Hair & Makeup Zaimina Vasjari “ , që qëndroi për pak vite i hapur duke dështuar si biznes. Mirëpo tani ajo ka hapur një dyqan këpucësh dhe fustanesh me të cilat operon më së shumti online.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Flori Mumajesi

“Taxi Mapo”, ka qenë biznesi i parë i kantautorit të mirënjohur, Florian Mumajesi pranë lagjes së tij në “Kombinat” dhe një tjetër filial në zonën e “21 Dhjetorit”. Për vitet kur ai u hap në Tiranë, bëri shumë bujë mirëpo tani ky biznes nuk gjendet gjëkundi.

Çiljeta Xhilaga

Butiku “Just Ciljeta” në rrugën Myslym Shyri ku shiteshin brand-et më të njohura si: ‘Cavalli’, ‘D&G’, etj, ishte “biznesi i parë për këngëtaren shqiptare, mirëpo ky rrugëtim përfundoi shpejt pasi Çiljeta falimentoi.

Adrian Gaxha

Adrian Gaxha hapi në Maqedoni një lokal të quajtur “Gaxha Bar” mirëpo u detyrua ta mbyllte shpejt pasi siç ai ka treguar në intervistat e dhëna, të qënit pronar lokali është shumë sfiduese.

Jonida Maliqi

Dyqani i këpucëve i Jonida Maliqit ‘Unik’ që gjendej në mes të bllokut tashmë nuk egziston më. Këngëtarja asaj kohe ishte shumë e lumtur për iniciativën që kishte nisur mirëpo duket se lumturia nuk i zgjati për shumë kohë pasi ai biznes nuk është më në treg.

Mesa duket për të pasur sukses në fushën e biznesit nuk mjafton thjesht të jesh i famshëm apo followersat ne Instagram.
Eksperienca e këtyre personazheve të njohur tregon që biznesi, përveç famës, investimit dhe ndjekësit në rrjetet sociale kërkon një strategji më të thellë se kaq.

(A.B)dosja.al

Shto Koment