Sport

Lojtari i Juventusit: Jam infektuar me koronavirus edhe unë me të dashurën

Nuk e ekzagjeron me informatën e tij në rrjetet sociale, por thotë se të dy janë mirë
Featured image of article: Lojtari i Juventusit: Jam infektuar me koronavirus edhe unë me të dashurën Lojtarët e Juventus

Në Itali sot pati të paktën 793 viktima nga Coronavirus. Gjendja është shumë alarmuese, aq sa të infektuar ka edhe në kampionatin italian.

Pas Ruganit dhe Matuidi, tashmë del pozitiv edhe një tjetër lojtar i Juventusit, Paulo Dybala. Sulmuesi argjentinas ka konfirmuar vetë lajmin dhe ka njoftuar se përveç tij, edhe partnerja e tij Oriana, ka dalë pozitive. Pavarëisht kësaj, të dy janë mirë fatmirësisht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Përshëndetje të gjithëve, thjesht dua t’ju informoj se kemi marrë rezultatet për testin Covid-19 dhe si Oriana (partnerja) ashtu dhe unë kemi testuar pozitivë. Për fat të mirë jemi në kushte perfekte. Faleminderit për mesazhet tuaja”, shkruan ylli i “Zonjës”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment