Sport

Lojtari i Guardiolës flet hapur: Më i miri në botë luan te Bayern

Gundogan i rikthehet kohës kur luante me shokun e tij, Lewandowski
Featured image of article: Lojtari i Guardiolës flet hapur: Më i miri në botë luan te Bayern Manchester City

Ilkay Gundogan mendon se sulmuesi më i mirë në botë është Robert Lewandowski. Mesfushori aktualisht luan te Manchester City, por është kthyer të flasë për eksperiencën e tij në Gjermani dhe ka komentuar polakun.

“Ka qenë shumë bukur të luaja me Robertin. Ai i ka shtuar diçka stilit të tij të lojës, është përmirësuar gjithmonë e më shumë me kalimin e viteve. Në aspektin teknik, Lewandowski ka qenë gjithmonë i mrekullueshëm, por tani bën gjithçka me lehtësi dhe është e pabesueshme”, ka deklaruar lojtari i kombëtares gjermane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Roberti shënon në mënyrë fenomenale çdo gol. Për mua, ai është sulmuesi më i mirë në botë. Mendoj se është i përkryer në këtë moment”, ka shtuar Gundogan.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment