Sport

Lojtari i Guardiolës e thotë hapur: Më pëlqen Liverpool

"E pëlqej si klub. Është një klub që do të mbetet gjithmonë në zemrën time, më ka ndihmuar të rritem"
Featured image of article: Lojtari i Guardiolës e thotë hapur: Më pëlqen Liverpool Manchester City

Raheem Sterling nuk e ka aspak problem ta thotë hapur, se ende e ka në zemër Liverpool-in. Edhe pse luan te Manchester City, anglezi ka kujtime me të mira me “Të kuqtë”, pasi ka luajtur atje më parë.

I pyetur nëse e mendon rikthimin në “Anfield”, ai as nuk e ka mohuar, as nuk e ka pohuar. “E pranoj se kam mbetur shumë i lidhur me Liverpool-in. E pëlqej si klub. Është një klub që do të mbetet gjithmonë në zemrën time, më ka ndihmuar të rritem”, ka thënë sulmuesi i kombëtares angleze dhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Guardiolës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

M.P. / Dosja.al

Shto Koment