Sport

Lojtari i Atalantës preket nga koronavirusi, mund të rrezikojë edhe Berat Gjimshiti

Deri tani duket se ndeshja e Atalantës me Valencian e luajtur në stadiumin "San Siro" ka qenë një gafë e madhe
Featured image of article: Lojtari i Atalantës preket nga koronavirusi, mund të rrezikojë edhe Berat Gjimshiti Foto ilustruese

Portieri i Atalantës, Marco Sportiello, për fatin e tij të keq është i prekur nga koronavirusi. Ai është futbollisti i parë i kësaj skuadre, i cili ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19.

Bazuar në lajmet e mediave italiane, Bergamo është zona më e prekur nga koronavirusi në Gadishullin Iberik. Atalanta e konfirmoi lajmin për portierin me një komunikatë zyrtare në sajtin e vet zyrtar.

Deri tani duket se ndeshja e Atalantës dhe Valencias e luajtur në stadiumin “San Siro” ka qenë një gafë e madhe. Aty ishin të pranishëm rreth 45 mijë tifozë dhe mbase aty koronavirusi ka nxjerrë kokën, ose më saktë kurorën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Urojmë që lojtari shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti, të mos jetë i infektuar.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment