Rajoni

Loja e ndryshimit të kufijve në Europë/ Kreu i PE: Kemi toka në Slloveni e Kroaci

Sipas gazetarit Krasniqi, disa shtete evropiane e përkrahin shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë, me synimin për të pasur pretekst edhe për pretendimet e tyre.
Featured image of article: Loja e ndryshimit të kufijve në Europë/ Kreu i PE: Kemi toka në Slloveni e Kroaci Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani

Debati publik i shumëpërfolur, për korrigjimin e kufijve të Kosovës dhe plani i presidentit, Hashim Thaçi, është bërë shkas për lojën e ndryshimit të kufijve në Europë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari kosovar Milazim Krasniqi, shkruan se edhe vetë kreu i Parlamentit Europian Antonio Tajani ka kërkuar tokat që Italia pretendon se i ka në Kroaci e Slloveni.

Sipas gazetarit Krasniqi, disa shtete evropiane e përkrahin shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë, me synimin për të pasur pretekst edhe për pretendimet e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Postimi i plotë i Milazim Krasniqi

Kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ka bërë një deklaratë shokuese, e cila dëshmon se loja me kufij e me histori është e rrezikshme edhe për shtetet që janë anëtare të BE-së. Deklarata e tij: “Rroftë Trieshta, rroftë Istra italiane, rroftë Dalmacia italiane” është thirrje për revidimin e kufijve, për revidimin e historisë. Në Slloveni dhe në Kroaci janë të indinjuar nga thirrjet e tij. Ai tipi u mundua ta zbusë qëndrimin më vonë, por mbetet e vërteta e hidhur se populistët dhe fashistët duan të kthejnë në Evropë konfliktet e vjetra. Duket se kjo është arsyeja që disa shtete evropiane e përkrahin shëmbimin e territoreve mes Serbisë e Kosovës, pra, që ta kenë pretekst për pretendimet e tyre. Gishtin kokës, o njerëz!

Shto Koment