LIVE UPDATES
Politike

Loja e fundit për të minuar Gjykatën Kushtetuese

22 Dhjetor 2020, 18:44 Nga DOSJA
Loja e fundit për të minuar Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta, si edhe Ambasadorët e Uashingtonit dhe Brukselit, Yuri Kim e Luigi Soreca, po nxisin Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të përmbyllin, brenda vitit 2020, procedurat për të përzgjedhjen e të gjithë kandidatëve për në Gjykatë Kushtetuese, duke lënë të kuptohet se nuk mbështesin praktikat bllokuese që po vërehen javët e fundit, të shkaktuara sidomos nga disa vendime kontraverse të Gjykatës Administrative të Apelit në favor të një kandidateje të skualifikuar për fshehje pasurie, Zhaklina Peto.

Këtë javë ka pasur zhvillime pozitive nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Pasi u emërua anëtari Altin Binaj, dy kandidatë të tjerë janë përcjellë këtë të Mërkurë në zyrën e Presidentit, nga të cilët njëri do të jetë anëtari më i ri i Kushtetueses.

Por, një tjetër vakancë e shpallur nga Presidenti, ajo që pritet të zëvendësojë gjyqtarin e larguar Besnik Muçi, vijon të mbahet peng prej dy muajsh. Për atë vakancë kandiduan 10 juristë, nga të cilët u kualifikuan Altin Binaj dhe Sonila Bejtja. Duke qenë se Binaj tashmë u emërua me vendim të Kuvendit, në listë mbetet vetëm juristja Bejtja.

Por, Zhaklina Peto, një kandidate e skualifikuar të paktën 4 herë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për shkak të fshehjes së pasurisë dhe mosjustifikim të burimeve të ligjshme, ka gjetur mbështetjen e dyshimtë nga Gjykata e Apelit Administrativ, e cila po katër herë e ka rikthyer në garë, duke u justifikuar pas disa aspekteve proceduriale që nuk ndryshojnë aspak thelbin.

E gjithë situata duket si një “lojë politike”, e ngjashme me ato për të cilat ka ngritur zërin edhe ambasadorja Kim. Diplomatja amerikane Yuri Kim nuk ka folur asnjëherë për emra të përveçëm.

Por, ambasadorja Kim, e cila ndjek zhvillimet në Këshillin e Drejtësisë nëpërmjet përfaqësuesve të saj, u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të shmangin “lojërat politike” dhe t’u japin shqiptarëve Gjykatën Kushtetuese që e meritojnë.
Ndërsa Presidenti Meta duket se është treguar më i drejtëpërdrejtë.

Në një letër drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në 16 Dhjetor 2020, Meta ka kërkuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që të zbatohet korrektësisht ligji dhe të kryhet verifikimi dhe pikëzimi i kandidatëve të kualifikuar.

Duke i kujtuar se fundi i vitit po vjen shpejt, Meta thekson se “është e domosdoshme përfundimi i procedurave të verifikimit dhe vlerësimit të të gjithë kandidatëve dhe përcjellja e listave, me qëllim që Presidenti të ushtrojë kompetencën kushtetuese për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese brenda muajit Dhjetor 2020”.

Presidenti i drejtohet anëtarëve të KED-it se “ky proces nuk mund të shtyhet dhe as nuk duhet të mendohet nga ana Juaj se mund t’i delegohet për shqyrtim Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që do të funksionojë përgjatë vitit 2021, pasi kjo do të vononte procesin edhe me disa muaj të tjerë”.

Pra, duket qartë se Presidenti Meta, ashtu si edhe ambasadorja Kim, është totalisht kundër atyre që konsiderohen “lojëra politike”, me qëllim vonesën në procesin e shqyrtimit të kandidaturave nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nëpërmjet manovrave me Gjykatën e Apelit Administrativ.

Në fakt, edhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka të gjithë hapësirën e nevojshme ligjore për të mos qëndruar peng i “lojërave” me vendime gjykate. Në nenin 238 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, parashikohet shprehimisht që ankimet mbi vendimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nuk pengojnë vlerësimin dhe pikëzimin e kandidaturave të tjera të kualifikuara. Pra, në rastin e vakancës së krijuar nga largimi i ish-gjyqtarit Besnik Muçi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka pasur të gjithë mundësitë për të vlerësuar dhe pikëzuar kandidaten e kualifikuar prej mëse dy muajsh, Sonila Bejtja.

Por, deri më tani, KED ka zgjedhur që të qëndrojë në pritje të ankimeve në seri të juristes së skualifikuar për fshehje pasurie, Zhaklina Peto, duke mbajtur pezull procedurat për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese.

Situata duket tërësisht groteske, kur Presidenti i Republikës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë të Shqipërisë, por mbi të gjitha ecuria e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, mbeten peng të një juristeje, e rrëzuar 4 herë për fshehje pasurie, nga dy KED të ndryshme, në vitin 2019 dhe 2020.

Kjo situatë duket e qëllimshme edhe për faktin se me anëtarin e gjashtë, Gjykata Kushtetuese e plotëson kuorumin për t’u quajtur e zhbllokuar, por jo me numrin e anëtarëve të mjaftueshëm për të marrë vendime të ligjshme, që i është mbajtur larg vëmendjes së publikut. Sipas kuadrit ligjor për Gjykatën Kushtetuese, një vendim kushtetues, duhet të ketë jo më pak se vota e pesë anëtarëve per t’u cilësuar i rregullt. Nëse nesër një vendim i kësaj gjykate, do të jetë me katër vota pro dhe dy kundër, atëherë ky vendim do të ishte i pazbatueshëm, duke lënë kështu hapësira për të përligjur vendimet të paktën për një tjetër vit, deri sa të plotësohen vakancat e tjera.

Marrë nga TPZ

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll
Politike 22 Dhjetor 2020, 15:12

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka publikuar një video të deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku shkruan  se rritja e çmimit të karburanteve është ndër ak...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni