LIVE UPDATES
Aktualitet

Logoja është plagjiaturë, TKOB: Përgjegjësia e autorit! Do vendosim në funksion mekanizmat ligjore për problemin

9 Shkurt 2021, 21:50 Nga DOSJA
Logoja është plagjiaturë, TKOB: Përgjegjësia e autorit!

TIRANË– Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka reaguar lidhur me akuzat e bëra se logoja e re e institucionit është e gjitha një plagjiaturë, e vjedhur nga site ndërkombëtare. Përmes një reagimi zyrtar, TKOB ka hequr gjithë përgjegjësitë nga vetja, duke shtuar se autori i veprës duhet që të reagojë, duke premtuar edhe përdorjen e të gjithë mekanizmave ligjore.

“TKOBAP nuk mundet të mbajë përgjegjësi për origjinalitetin e një produkti të tillë, pasi e ka praktikisht të pamundur të filtrojë arkivat publike dhe private të studio-ve apo platformave të marketing-ut në botë. Për këtë arsye, është vetë autori i saj, i cili mban përgjegjësi ligjore për origjinalitetin e produktit, të materializuar në kontratën midis palëve dhe deklaratën e autorësisë. TKOBAP do të vendosë në funksion të gjithë mekanizmat ligjore dhe kontraktuale për adresimin juridik të këtij problemi, duke bërë përgjegjës autorin për të gjithë dëmin e shkaktuar, në rast se organet kompetente certifikojnë imazhin e logos së TKOBAP si plagjaturë,”– thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i TKOB:

Dje dhe sot ka qarkulluar në rrjetet sociale një imazh grafik, i cili është komentuar si i ngjashëm apo i njëjtë me logon e re të Teatrit të Operas. Në pamje të parë vërehet një ngjashmëri e madhe me logon e re të TKOBAP, ç’ka me të drejtë ngre dyshime të arsyeshme për një plagjature.

Për këtë arsye po shpjegojmë më poshtë kontekstin dhe rrjedhën e procesit në të cilin TKOBAP është anagazhuar për këtë projekt, si edhe masat që pritet të ndërmerren në lidhje me këtë rast.

Në kuadrin e përurimit të rikonstruksionit të TKOBAP dhe rinovimit të imazhit të tij, më datë 20.11,2019, TKOBAP shpalli konkursin për krijimin e brand-it të ri, “NEËBRAND & BRANDBOOK  & VIDEOKONCEPT I NEËBRANDI-it me fondin prej 1,537,500 lekë (1,845,000 lekë përfshirë TVSH-në), i cili doli si rezultat i ofertave të marra nga disa prej kompanive të marketingut në vend. Në kuadër të ketij konkursi, aplikantët duhet të dorezonin jo vetëm një logo, por një set produktesh marketingu si më poshtë:

Të gjithë këto elementë do të duhet të jenë të shoqëruara me një madhësi dhe lloj shkrimi të personalizuar.

Në këtë konkurs morën pjesë 14 kompani të ndryshme prestigjoze, të cilat paraqitën punimet e tyre. Komisioni i vlerësimit përzgjodhi si kompani fituese kompanine Pika Pro sh.p.k, e cila sipas procedures, vuri në dispozicion set-in e lart-përmendur të produkteve të marketingut. TKOBAP, ashtu si shumë institucione private dhe publike në vend dhe në botë, nuk ka kapacitetin dhe burime njerëzore të specializuara për të verifikuar origjinalitetin e një produkti marketingu siç është logo-ja.

Plagjaturat janë një realitet i hershëm i krijmtarisë botërore, dhe është pikërisht për të zgjidhur situata të tilla, që mund të ndodhin rëndom dhe janë vështirësisht të evidentueshme në avancë, që çdo punim shoqërohet me anagazhime të forta mbi përgjegjësitë ligjore të origjinalitetit nga ana e autorëve. Prandaj, për të evituar këtë risk potencial, TKOBAP:

1. Ka përfshirë në kriteret e shpallura të ketij konkursi, pikën si vijon “…Punimet duhet të jenë origjinale, të pa publikuara dhe autori duhet të pranojë përgjegjësi ligjore për sa I përket autenticitetit të punimeve të dorëzuara”, si edhe pikën si vijon “…Punimet dhe materialet do të dorëzohen të shoqëruara me një deklaratë autorësie si i vetmi zotërues dhe autor i tyre”.

2. Ka përfshirë në kontratën e firmosur midis TKOBAP dhe kompanisë fituese, parashikimin ligjor si më poshtë:

NENI 5 – DEKLARATA DHE GARANCI

1. Pika Pro i deklaron dhe i garanton TKOBAP-së se të drejtat e kaluara TKOBAP-së në nenin 4 të kësaj kontrate, zotërohen në mënyrë të plotë dhe pa rezervë vetëm nga Pika Pro.

2. Pika Pro i deklaron dhe i garanton TKOBAP-së se punimet dhe materialet janë origjinale, të pa publikuara si dhe mban përgjegjësi ligjore për sa i përket autenticitetit të tyre.

3. Pika Pro deklaron dhe garanton TKOBAP-në se është përgjegjëse ndaj gjithë kërkesave që mund të ngrejë në cilësinë e kërkuesit dhe/ose të paditësit autori apo palë të treta në lidhje me krijimet vizuale, në lidhje me krijimet grafike vizive, si dhe në lidhje me cfarëdo lloj krijimi tjetër si pjesë përbërëse e Logos dhe NeëBrandit të TKOBAP-së sipas elementëve dhe zërave të parashikuara në nenin 2 të kësaj kontrate.

4. “Pika Pro” deklaron dhe garanton TKOBAP-në se e çliron plotësisht nga pretendimet e agjensive të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave ekskluzive të autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to. Çdo pretendim i ngritur nga ai vete, agjensi të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të autorit apo palë të treta mbi të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, do të jetë përgjegjësi e Pika Pro dhe TKOBAP është i përjashtuar nga çdo përgjegjësi.

3. Ka kërkuar dhe ka marrë nga ana e autorit, nënshkrimin e “Deklaratës së Autorsisë së Neë Brand-it të TKOBAP” nëpërmjet të cilës ky i fundit deklaron se të gjitha materialet që përbëjnë “Neë Brand-in” janë unike dhe krijimtari origjinale, të papublikuara, dhe në pronë të agjensisë “Pika Pro” si autor i vetem dhe posedues i të gjitha të drejtave ligjore që rrjedhin prej saj.

Në konkluzion të sa më sipër:

1. TKOBAP nuk mundet të mbajë përgjegjësi për origjinalitetin e një produkti të tillë, pasi e ka praktikisht të pamundur të filtrojë arkivat publike dhe private të studio-ve apo platformave të marketing-ut në botë. Për këtë arsye, është vetë autori i saj, i cili mban përgjegjësi ligjore për origjinalitetin e produktit, të materializuar në kontratën midis palëve dhe deklaratën e autorësisë.

2. Paketa e propozuar nuk përfshin vetëm krijmtarinë e logos, por një sërë elementësh të cilët shoqërojnë “brand-in”, të përmendura më lart.

3. Vlera e fondit pasqyron çmimin e tregut vendas për këtë shërbim, nisur nga ofertat financiare të marra nga disa prej kompanive të marketing-ut në vend.

4. TKOBAP do të vendosë në funksion të gjithë mekanizmat ligjore dhe kontraktuale për adresimin juridik të këtij problemi, duke bërë përgjegjës autorin për të gjithë dëmin e shkaktuar, në rast se organet kompetente certifikojnë imazhin e logos së TKOBAP si plagjaturë.

Por çfarë ndodhi sot?

Artisti Ardian Isufi denoncoi se logoja e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit është një plagjiaturë e një logoje të marrë në një faqe në internet. Nuk kanë qenë të pakta komentet e atyre që thonë me ironi se logoja e vjedhur është e ngjashme me pamjen e koronavirusit në laborator.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet logoja e tkob tkob zana cela logoja e tkob tkob zana cela

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni