Kulture

Logoja e Operës plagjiaturë? Kompania: U inspiruam nga gërma “O”, pagesa është e merituar! 20% e tenderit na shkoi për TVSH

"Piro Pro" sqaron edhe debatin lidhur me çmimin e majmë që është paguar për krijimin e logos, ndërsa pretendon se shoqëria ka paguar 20% të TVSH dhe me pjesën e mbetur, 1 537 500 lekë ka krijuar jo vetëm logon por edhe një numër të madh materialesh dizajni dhe video.
Featured image of article: Logoja e Operës plagjiaturë? Kompania: U inspiruam nga gërma “O”, pagesa është e merituar! 20% e tenderit na shkoi për TVSH Logoja e vjetër dhe e re

TIRANË– Kompania “Piro Pro” ka reaguar për herë të parë pas akuzave se logoja e krijuar për Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit ishte plagjiaturë. Kompania ka sqaruar se si është inspiruar për të krijuar logon, duke përmendur edhe shkronjën “O”, e cila sipas tyre ka edhe formën e gojës. Më tej, “Piro Pro” sqaron edhe debatin lidhur me çmimin e majmë që është paguar për krijimin e logos, ndërsa pretendon se shoqëria ka paguar 20% të TVSH dhe me pjesën e mbetur, 1 537 500 lekë ka krijuar jo vetëm logon por edhe një numër të madh materialesh dizajni dhe video, që përfshin konceptin e logos, realizimin e librit të imazhit, video konceptuale, sigla dhe tranzicione, shembuj të materialeve promocionale etj.

Përkrah shpjegimi të bërë, kompania ka renditur edhe logo të kompanive të tjerë që përngjajnë, duke theksuar se e gjithë pagesa që është bërë ndaj tyre është e merituar pasi është kryer punë voluminoze dhe profesionale.

REAGIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në janar të vitit 2020, TKOBAP (Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor) shpalli konkurs për dizajnimin e logos së re të institucionit, i cili u fitua nga kompania “Piro Pro”. Për shumën 1,845, 000 lekë, u krijua një logo që artistët e cilësuan si të kopjuar duke ngjallur debat në rrjet. TKOB ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke u shprehur se nuk kishin mundësi që të konfirmonin plagjaturën, ndërsa kompania e mohon kategorikisht vjedhjen.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment