Politike

“Lobimi rus”, Ristani shfajësohet: Nuk kami dijeni, kontratën e ka firmosur Basha

Ish-Sekretari i Përgjithsëm i PS shprehet se ai nuk ka dijeni për dosjen e lobimit, pasi shprehet se nuk firmosur asnjë dokument me lobuesit në SHBA.
Featured image of article: “Lobimi rus”, Ristani shfajësohet: Nuk kami dijeni, kontratën e ka firmosur Basha Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Nik Muzin

TIRANË- Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, ka folur sot në lidhje me çëshjen e lobimit rus, ku ka treguar rolin e tij dhe akzuat që ka ngritur Prokuroria. I ftuar sot në Repolitix, në Report Tv u shpreh se kontratën e ka firmosur vetë Basha me lobistin Nik Muzin.

Ish-Sekretari i Përgjithsëm i PS shprehet se ai nuk ka dijeni për dosjen e lobimit, pasi shprehet se nuk firmosur asnjë dokument me lobuesit në SHBA.

Kemi një kontratë zyrtare të firmosur nga kryetari i partisë dhe një lobist amerikan, Muzin për lobim normal. Duhet të jetë nga fillimet e 2017 dhe është një kontratë me një pagesë prej 25 mijë dollarësh dhe pasi është depozituar në institucionet e PD-së është bërë pagesa nga banka me faturë të rregullt dhe është bërë deklarimi. Unë nuk kam firmosur dhe as kam qenë në dijeni të kësaj histori sepse kjo çështje nuk ka kaluar në kryesinë e PD-së është një marrëdhënie që kryetari në emër të PD-së ka lidhur një marrëveshje me lobuesin, unë nuk kam qenë në dijeni. Marrëveshja u depozitua te sektori i financës që vijoi më pas që bëri deklarimet te KQZ-ja apo tatimet. Më vonë Muzin ka bërë deklarim të përsëritur atje në institucionet e përsëritura, ku ka pretenduar se ka marrë 150 mijë dollarë nga një shoqëri skoceze dhe 500 mijë të tjerë”, u shpreh Ristani.

Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishaj janë marrë të pandehur nga Gjykata për lobimin në SHBA. Prokuroria ka rrëzuar një akuzë, dhe tashmë për tre funksionarët e PD rëndon vetëm akuza për ‘falsifikim dokumentave’. Ristani ka reaguar dhe ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur dashakqësi. Ndërkohë ka ardhur një reagim dhe nga Taulant Balla, i cili shprehet i pakënaqur me Prokurorinë. Basha, Ristani e Devishaj rrezikojnë deri në 7 vite burgim.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në ““Lobimi rus”, Ristani shfajësohet: Nuk kami dijeni, kontratën e ka firmosur Basha

  1. O njerez.Boll u moret me pokitike.Mundohuni ta gjeni trurin ku e kini lene ne ndonje cep komedine.Kenaquni me femijet,familjen tuaj,niperit,mbesat,vellezerit,motrat dhe me gjithcka kini ne kete bote.Boll me facebook nga mengjesi ne darke.Ka edhe gjera me ne vlere be jete se sa gazetat shpifarake dhe dizinformuese qe po ju budallallepsin edhe juve.Punoni token,rrisni bagetine mbani paster shtepine dhe mos e harxhoni kohen me budallalleqe.Eshte e kote qe shani te droguarit …..Ju ini 100 here me keq se sa ata…..

Shto Koment