Aktualitet

Zgjidhet gjyqtari për dosjen e Lulzim Bashës, kishte ‘në duar’ edhe Izet Haxhinë (EMRI)

Sallaku ka qenë një nga gjyqtarët që ka pasur në shqyrtim edhe dosjen e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia
Featured image of article: Zgjidhet gjyqtari për dosjen e Lulzim Bashës, kishte ‘në duar’ edhe Izet Haxhinë (EMRI)
Përditësuar:

TIRANË– Lazer Sallaku është gjyqtari që do të ketë në duar dosjen në ngarkim të kreut Të artisë Demokratike Luzim Basha, i cili akuzohet për falsifikim dokumentash.

Dosja.al mëson se nën të njëjtën akuzë gjendet dhe ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, dhe financierit të së njëjtës parti, Ilir Dervishi.

Sallaku ka qenë një nga gjyqtarët që ka pasur në shqyrtim edhe dosjen e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia

Dosja mbërriti në Gjykatë, një ditë më parë në ditën e fundit të afatit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishaj janë marrë të pandehur nga Gjykata për lobimin prej 675 mijë dollarësh me kompaninë “Muzin Capitol Partners”, në SHBA. Të tre akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”, pasi nuk kanë bërë deklarimin e shumës në pasqyrat financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Ristani ka reaguar dhe ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur dashakeqësi. Basha, Ristani e Devishaj rrezikojnë deri në 7 vite burgim.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment