
TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka thënë se Tirana është një nga qytetet më problematike sa i përket situatës së rendit. Sipas tij kjo është e lidhur edhe me numrin e lartë të banorëve. I ftuar në emisionin “Opinion”, Ministri ka thënë se pas Tiranës, vjen qyteti i Vlorës, Elbasnait dhe Shkodrës.
Blendi Fevziu: Cilat janë qytetet më problemetike sa i përket situatës së rendit?
Sandër Lleshaj: Në pikëpamje statistikore Tirana ka numrin më të lartë të kriminalitetetit sepse ka dhe popullsinë të më madhe. Eshtë e shpërndarë në fakt për shkak të raportit të popullsisë. Por kanë rënë në sy edhe Elbasani, Shkodra, Vlora. Mendoj se meriton trajtim serioz kjo çështje. Është bërë një lëgjendë e madhe për Vlorën, por nga raportimet e policisë nuk rezulton e tillë.
(A.k.dosja.al)