Politike

Lleshaj: Pasuritë e krimit nuk gëzohen në Shqipëri, ja si do t’i ndajmë ato që kemi sekuestruar

VIDEO
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Lleshaj tha se ndryshimet në projektligjin për goditjen e krimit të organizuar, do të sjellin përmirësim në luftën kundër krimit të organizuar.
Featured image of article: Lleshaj: Pasuritë e krimit nuk gëzohen në Shqipëri, ja si do t’i ndajmë ato që kemi sekuestruar Sandër Lleshaj

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur se një pjesë e konfiskime dhe aseteve të sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit do të shkojnë në mbështetje të viktima të krimit dhe pjesa tjetër për institucionet dhe agjencitë që luftojnë krimin.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Lleshaj tha se ndryshimet në projektligjin për goditjen e krimit të organizuar, do të sjellin përmirësim në luftën kundër krimit të organizuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria ka problem të madh me krimin e organizuar. Gjatë 30 viteve të fundit në vendin tonë ka qenë një periudhë e errët dge kjo gjë duhet të marrë fund. Që të ndodhë kjo, nuk mjafton vetëm dënimi penal. Të gjitha bizneset që gjenerohen nga veprimtaria kriminale janë në fokus të aksionit të OFL-së. Ne duhet të tregojmë se krimi nuk mund të jetë një model i suksesshëm biznesi.

Ky projektligj adreson pikërisht këtë çështje. Por si do të administrojmë pasuritë kriminale të konfiskuara? me ligjin e ri gjykata do të caktojë vetëm një administrator ose administrator dhe ajo do të jetë Agjencia. Nuk ka më qindra administratorë. një pjesë e aseteve do të shkojë në mbështetje të viktimave të këtij krimi dhe pjesa tjetër tek agjencitë që angazhohen në luftën kundër krimit dhe të ndihmojë më shumë policinë e shteti. OFL-ja ka shënuar rezultate në rritje dhe aksioni është orientuar drejt parimit për të shkatërruar biznesin e krimit. Këto lloj pasurish nuk mund të gëzohen në Shqipëri,”– tha Lleshaj ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment