Aktualitet

Lleshaj paralajmëron goditje kundër krimit: Pasuritë e konfiskuara do i kalojnë publikut dhe policisë

Lleshaj tha se shumë shpejt do të ketë konfiskime të pasurive kriminale.
Featured image of article: Lleshaj paralajmëron goditje kundër krimit: Pasuritë e konfiskuara do i kalojnë publikut dhe policisë

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka trguar sot se çfarë do të bëhet me pasuritë e sekuestruara të organizatave kriminale. Në një intervistë në emisionin “Pa Protokoll” në Report TV, Lleshaj tha se shumë shpejt do të ketë konfiskime të pasurive kriminale.

Ministri shtoi se një pjesë e pasurive do shkojnë për qëllime të ndryshme publike dhe një pjesë tjetër do i shkojnë Policisë së Shtetit si makina apo godina që mund t’i duhen.

Pasuritë e konfiskuara do t’i kalojnë publikut. Paketa kundër krimit është shumë e gjerë dhe ka disa ndryshime edhe në ligjin për Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Ligji parashikon që asetet e konfiskuara apo edhe të sekuestruara, do të kalojnë në funksion të publikut. Një pjesë e tyre parashikohet të kalojnë në funksion të Policisë së Shtetit, ato gjëra që policisë mund t’i duhen si makina, godina, infrastrukturë etj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pjesa tjetër do të shkojë në funksion të qëllimeve të tjera publike, në dobi të institucioneve apo në dobi të projekteve të ndryshme që mbështesin viktimat e krimit. Po punohet, agjencia tashmë ka kaluar në varësi të Ministrisë së Brendshme pikërisht për të koordinuar më mirë punën midis policisë dhe kësaj strukture. Së shpejti pritet që të merren edhe vendimet e para për pasuritë e para, se një pjesë ndërkohë kanë kaluar në administrim të kësaj agjencie. Pra, produktet e para të operacionit kanë kaluar dhe pritet vendimmarrja”, u shpreh ndër të tjera Lleshaj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment