Politike

Lleshaj: Aksidentet vrasin më shumë se kriminelët, duhet ndërgjegjësim

Aksidentet rrugore një shqetësim për jetën në Shqipëri. Lleshaj: Aksidentet vrasin më shumë se kriminelët, duhet ndërgjegjësim.
Featured image of article: Lleshaj: Aksidentet vrasin më shumë se kriminelët, duhet ndërgjegjësim Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Tiranë- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj  ka deklaruar se numri i viktimave nga aksidentet rrugore vijon të ulet. Sipas tij nga 353 në vitin 2010 ka zbritur në 213 në vitin 2018. Por ministri thekson se aksidentet në rrugë vrasin shumë herë më tepër sesa kriminelët prandaj sipas tij duhet ndërgjegjësimi i përdoruesve të rrugës  dhe i opinionit publik.

Reagimi: 

Megjithëse numri i viktimave nga aksidentet rrugore vijon të ulet (nga 353 në vitin 2010 ka zbritur në 213 në vitin 2018), aksidentet në rrugë vrasin shumë herë më tepër sesa kriminelët.
Ndërgjegjësimi i përdoruesve të rrugës dhe i opinionit publik në përgjithësi mbetet rruga kryesore për të shpëtuar jetët njerëzore nga rreziqet e sjelljes së papërgjegjshme në rrugë.
Për këtë qëllim, prita me kënaqësi sot ekipin fitues të biçiklistëve të vegjël nga shkolla 9-vjeçare “Pjetër Budi” në Tiranë, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin ndërkombëtar që zhvillohet në Gjenevë javën e ardhshme.
Këta fëmijë janë një model i bukur angazhimi në shërbim të sigurisë në rrugë dhe e ardhmja e tyre është një thirrje e fortë për të gjithë qytetarët dhe shoqërinë për më shumë kujdes dhe përgjegjësi në qarkullimin rrugor.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë të angazhuara për të shtuar përpjekjet në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, ndërkohë që bashkëpunimi i qytetarëve mbetet i pazëvendësueshëm. 

Foto të Lleshajt:

J.V/Dosja.al

Shto Koment