Politike

Lleshaj nuk shkon në stadium, dërgon efektiven Ina Nuka: Ka sakrifikuar për Policinë e Shtetit

Lleshaj në një reagim në Facebook, teksa ka publikuar foton e Nukës nga shkallët e stadiumit shkruan se këtë e ka bërë në shenjë respekti për sakrificës së kësaj punonjëse.
Featured image of article: Lleshaj nuk shkon në stadium, dërgon efektiven Ina Nuka: Ka sakrifikuar për Policinë e Shtetit Ina Nuka në shkallët e stadiumit

TIRANË- Minsitri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka qenë i ftuar sot për të shkuar në stadium e të ndiqte ndeshjen, Shqipëri-Francë, por nuk ka shkuar. Ai ka zgjedhur që në vendin e tij të dërgojë efektiven e Policisë, Ina Nuka, e cila mbeti e dëmtuar në një nga protestat e opozitës para Kuvendit.

Lleshaj në një reagim në Facebook, teksa ka publikuar foton e Nukës nga shkallët e stadiumit shkruan se këtë e ka bërë në shenjë respekti për sakrificës së kësaj punonjëse.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot në këtë ditë të rëndësishme për futbollin shqiptar, preferova të dërgoj Ina Nukën në vendin tim në stadium, si shenjë respekti për sakrificën e kësaj punonjëse të PSH bashkë me urimet më të mira për gjithë sportdashësit shqiptarë, që sot si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e futbollit janë mbledhur nën ngjyrat kuqezi për të përkrahur ekipin tonë kombëtar”, shkruan Lleshaj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment