Politike

Lleshaj nga Dropulli: Holanda mban qëndrim politik, çështja e negociatave nuk ka përfunduar (VD)

I pyetur në lidhje me vjedhjet që ndodhin në këtë zonë, Lleshaj tha se policia do të merret më shumë me çështjen e sifurisë në këtë vend.

GJIROKASTËR– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte sot në Dropull, nga ku u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të aplikojnë për pajisjen me kartat e identiteti dhe me pasaportat biometrike.

I pyetur në lidhje me vjedhjet që ndodhin në këtë zonë, Lleshaj tha se policia do të merret më shumë me çështjen e sifurisë në këtë vend.

Dua të ftoj të gjithë qytetarët që të përshpejtojnë aplikimin për pasaporta biometrike. Ky proçes duhet të marrë fund dhe qytetarët të pajisen me kartat e tyre. Në Dropull kam ardhur jo vetëm për këtë por edhe për të shprehur mirënjohjen time për këtë vend të qytetëruar, pasi është lidhja jonë me Greqinë.

Kur them që Dropulli nuk prodhon probleme sigurie, nuk dua të them që në Dropull nuk ka probleme sigurie. Policia do të bëjë gjithçka mundet për këtë,”– tha ai.

Lleshaj komentoi edhe venimin për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë, për të cilin tha se nuk është një ‘Jo’ përfundimtare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qëndrimi i Holandës është një qëndrim i pastër politik. Jam i bindur që ne po bëjmë gjithçka për të luftuar edhe krimin që ndodh nga shqiptarët në Holandë.

Nuk kemi ende një përgjigje negative. Kemi një ‘po’ që po tentohet të bllokohet nga dy vende. Siç e dëgjuat edhe vetë Macron tha se u duhet pak kohë që të mendohen. Le të themi që jemi gjendur në momentin e gabuar në derën e BE-së,”– përfundoi Lleshaj.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk nuk vendos për një “PO”. Pritet që në orët në vijim që KE të shpallë përfundimet. Meta është shprehur se nuk duhet të  humbet shpresa pasi asgjë nuk ka përfunduar. Ndërsa Johannes Hanh është shprehur se ky ishte një vendim zhgënjyes.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment