Politike

Lleshaj i përgjigjet ashpër Voltana Ademit: E paaftë! Hiq lakrat, barishtet e plehrat nga trutuarët e Shkodrës, janë si në Kandahar

Lleshaj shprehet se Ademi duhet të bëjë punën, pasi paguhet nga qytetarët.
Featured image of article: Lleshaj i përgjigjet ashpër Voltana Ademit: E paaftë! Hiq lakrat, barishtet e plehrat nga trutuarët e Shkodrës, janë si në Kandahar Sandër Lleshaj në Shkodër

TIRANË– Minsitri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i është përgjigjur deklaratës së krzetares në detzrë të Bashkisë Shkodër, duke i thënë se është e paaftë që të kryejë detyrën e saj. Lleshaj shprehet se Ademi duhet të heqë lakrat, barishtet e plehrat që sipas tij kanë zënë trotuarët e qytetit dhe janë bërë si Kandahari. Në fundi ministri shprehet se duhet të kryetarja e Bashkisë Shkodër, të lërë llafazanërinë politike dhe të bëjë punën që të ndihmohet dhe nga qeveria.

“Kryebashkiakja e Shkodrës e lexoi jo pa vështirësi një deklaratë të panevojshme, për të shitur si politike, paaftësinë e saj për të bërë disa detyra bazike në shërbim të qytetarëve të saj. Shkodra sot nuk ka nevojë për politikë, por për pastërti dhe qytetari nga të gjithë. Pazaret skandaloze, që ngjajnë me ato të Kandaharit, nuk i bëjnë as nder dhe as dobi kryeqendrës sonë të Veriut. Eleminimi i tyre kërkon vetëm pak vullnet, por në radhë të parë sy për të parë. Edhe pse pa mandat, kryetarja e harruar në zyrë duhet të justifikojë të paktën pagën që megjithatë merr.

Situata në Shkodër është ulëritëse dhe qytetarët shkodranë janë frikshëm të ekspozuar ndaj rrezikut të epidemisë. Zonja Ademi të dalë dhe të heqë lakrat, barishtet e plehrat gjithfarë që kanë zënë rrugët e trotuaret. COVID-19 është sfida e përbashkët dhe rrugët e këtij armiku të padukshëm duhet të bllokohen edhe në Shkodër, ku dorëzimi i papranueshëm i pushtetit vendor duket alarmant! Ne duam bashkëpunim dhe bashkëveprim. Ju lutem zonja Ademi mos humbni kohë me llafazanërira politike, por bëni punën tuaj dhe na thoni si mund t’ju ndihmojmë më shumë!”, shkruan Lleshaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët në një deklaratë për mediat, Voltana Ademi komentoi deklaratën e Lleshajt dhe reagimin e Ramës, të cilët u shprehën se shkodranët duhet të respektojnë masat se janë ‘bomba me sahat’ për shpërthimin e koronavirusit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment