Politike

OFL ‘shkrihet’ në 1 janar? Lleshaj: Pandemia ka sjellë ngarkesë të madhe, do të kërkohet shtyrje e afatit

Lleshaj u shpreh se afati i vlefshmërisë së ligjit do të shtyhet, në mënyrë që procedurat të cilat tashmë janë pranë gjykatës të mund të mbyllen.
Featured image of article: OFL ‘shkrihet’ në 1 janar? Lleshaj: Pandemia ka sjellë ngarkesë të madhe, do të kërkohet shtyrje e afatit Sander Lleshaj

TIRANË– OFL nuk do e përfundojë misionin e saj më 1 janar 2021.

Këtë e la të kuptohet Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Përballë”. Lleshaj deklaroi se afati i vlefshmërisë së ligjit do të shtyhet, në mënyrë që procedurat të cilat tashmë janë pranë gjykatës të mund të mbyllen, duke thënë kështu që afati përfundimtar i OFL-së nuk do të jetë 1 janari ashtu siç është thënë në media.

“Ligji antimafia nuk ka funksionuar. Është amenduar dhe është hapur mundësia që të funksionojë në të ardhmen. Pandemia ka sjellur ngarkesë të madhe do na duhet të mendojmëpër një amendim të ligjit. Do të kërkohet shtyerje e afatit që të mbyllen ceshtjet që janë në gjykatë. Janë mbi 1500 pasuri që presin një vendim nga gjykata. Do të lihet pak kohë, do të kushtëzohen me mbylljen e çdo procesi të nisur”, ka thënë Lleshaj.

Më tej Lleshaj tha se do të shikojnë mundësi të tjera se si do të vijojë proçesi i OFL-së kur të zbardhet pasuria e çdo kujt që dosja iu është dorëzuar në gjykatë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Operacioni Forca e Ligjit nisi punën në janar të këtij viti me aktin normativ numër 1 datë 31 janar 2020 dhe në nenit 38 të tij parashikon afatin e efektit të përkohshëm deri më 31 dhjetor 2020. OFL u propagandua nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria si një goditje fatale ndaj krimit, por që deri më tani nuk ka rezultuar në bllokimin e asnjë pasurie madhore, përveç atyre që janë sekuestruar si pasojë e akteve kriminale që kanë kryer subjektet dhe prokuroria për rrjedhojë ka bllokuar pasuritë e tyre, por jo në verifikim dhe zbulim të pasurive të krimit. A i plotësoi OFL pritshmëritë e publikut?

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment