Politike

Shkrihet Inspektoriati i Mjedisit, Lleshaj: Kompetencat i kalojnë IKMT-së dhe Policisë, fokusi tek pyjet, ja si do të funksionojë struktura e re (VD)

Ministri Sandër Lleshaj zhvilloi sot një takim me strukturat drejtuese të IKMT dhe strukturat Vendore e Qendrore të Rendit, në Policinë e Shtetit duke sqaruar se cila do të jetë detyra e strukturës së re.
Featured image of article: Shkrihet Inspektoriati i Mjedisit, Lleshaj: Kompetencat i kalojnë IKMT-së dhe Policisë, fokusi tek pyjet, ja si do të funksionojë struktura e re (VD) Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije sot disa ndryshime që do bëhen për disa institucione. Në deklaratën e tij Lleshaj u shpreh se do të shkrihet Inspektoriati i Mjedisit dhe të gjitha kompetencat do i kalojnë Inspektoriatit Kombëtar për Mrojtjen e Territorit dhe Policisë së Shtetit.

Ministri Sandër Lleshaj zhvilloi sot një takim me strukturat drejtuese të IKMT dhe strukturat Vendore e Qendrore të Rendit, në Policinë e Shtetit duke sqaruar se cila do të jetë detyra e strukturës së re.

PJESË NGA DEKLARATA

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Theksi ynë është tek Pyjet. IKMT ka për detyrë të mbrojë edhe mjedisin. Detyrat e reja të policisë, mbrojtja e mjedisit. Për të siguruar parakushtet e domosdoshme për zhvillimin e mjedisit. Funksionet e IKMT do të shtohen ato që kishte ISHMPU. Përmes këtij bashkimi synohet të rritet fuqia parandaluese dhe të evitohen shpenzimet e panevojshme. Prandaj duhen mbajtur burimet tona natyrore që jo rrallë herë janë kërcënuar nga aktivitete të paligjshme. Duke qenë se IKMT ka luajtur një rol të rëndësishëm për ruajtjen e territorit, duke i shtuar kompetencën, do të kemi edhe mbrojtjen e mjedisit. Me afrimin në MBP, do të kemi mbrojtjen e territorit. IKMT nuk do të jetë më Inspektoriati i Mjedisit, por Inspektoriati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit.

Akronimi do të jetë i njëjtë, por M do të jetë Mjedisi. Strukturat policore do të bashkëpunojnë me drejtuesit e IKMT. Të përgatiten strukturat për këtë ndryshim të ri. Fokusi do të jetë tek ndërtimet pa leje, sidomos në bregdet, hapja e fronteve të reja për zhvillimin e vendit, por edhe tek disa zona të brishta. Administrimi i baseneve ujore, zonave me rrisk të shtuar që kanë paraqitur historikisht probleme për zhvillimin e vendit. Sidomos në zonën e Tomorrit, dhe ky fokus do të zgjerohet edhe në ato pjesë të territorit ku ushtrohet veprimtari e paligjshme dhe e dëmshme për mjedisin. Fokusi i madh është mbrojtja e pyjeve të vendit. Nëse kombinohemi në themel mes IKMT-së së re dhe strukturave vendore të policisë. Nga fundi i muajit shkurt, kur do e bëjmë operacionale IKMT, drejtoritë vendore do të kenë edhe një përgjegjësi të shtuar për t’u kujdesur për territorin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment