Politike

Lapaj: Kushdo që konstaton një person që shet ose ble votën ta dorëzoj në polici

Në një postim në Facebook, Lapaj ka shkruar se me ligj të gjithë qytetarët kanë të drejtë të 'arrestojnë' në flagrancë nëse shohin një person që shet ose ble votën.
Featured image of article: Lapaj: Kushdo që konstaton një person që shet ose ble votën ta dorëzoj në polici Adriatik Llapaj

TIRANË- Avokati Adrian Lapaj u ka bërë thirrje njerëzve që të reagojnë nëse shohin shkelje ditën e zgjedhjeve. Në një postim në Facebook, Lapaj ka shkruar se me ligj të gjithë qytetarët kanë të drejtë të ‘arrestojnë’ në flagrancë nëse shohin një person që shet ose ble votën.

Postimi i plotë:

LIGJI U NJEH TË DREJTËN QYTETARËVE TË ARRESTOJNË NË FLAGRANCË VETË KËDO KRYEN NJË KRIM ZGJEDHOR. Kushdo konstaton një person që kryen një krim zgjedhor duke blerë votë sipas nenit 328 “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, duke shitur votë sipas nenit 328/b “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, duke penguar zgjedhësit të votojnë sipas nenit 330 “Pengimi i zgjedhësit”, duke marrë apo përdorur dokumentat e të tjerëve sipas nenit 331/a të Kodit Penal bazuar në nenin 251 pika 1 dhe 4 të Kodit të Procedurës Penale është i AUTORIZUAR të ARRESTOJË në flagrancë shkelësin e ligjit me detyrimin për ta dorëzuar menjëherë te oficeri i policisë gjyqësore. Këtë thotë ligji. MOS E SHIT VOTËN!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(I.A/dosja.al)

Një Koment në “Lapaj: Kushdo që konstaton një person që shet ose ble votën ta dorëzoj në polici

  1. Avokat…ke shume te drejte qe nese shikohen keto parregullsi duhet te denoncohen ne polici… Por une te pyes. Ne cilen polici.. ne ate qe ne vend qe te na siguroje qetesine ja fut vrapit.. se si lene banditet…apo me ate polici ku politika si le te bejne detyren…? Tek cila..?

Shto Koment