Sport

Liverpuli me 15 mungesa, Klop edhe “shpikës”: I beson portën një 22-vjeçari…

Dëmtimi i portierit brazilian Alison Beker, ishte një kokë-dhimje më tepër për trajnerin Jurgen Klop, që kërkonte një zgjidhje efikase dhe specifike. Dhe ai “zbuloi” një guardian të ri…
Featured image of article: Liverpuli me 15 mungesa, Klop edhe “shpikës”: I beson portën një 22-vjeçari…
Përditësuar:

ANGLI – “The reds”-at e Liverpulit, përpos mungesave të herëpashershme nga Covid-19, janë duke vuajtur edhe nga dëmtimet e shumta të futbollistëve. Reparti difensiv është thuajse nuk ekziston, të gjithë të lënduar. E sikur të mos mjaftonin kjo, dëmtimi i portierit brazilian Alison Beker, ishte një kokë-dhimje më tepër për trajnerin Jurgen Klop, që kërkonte një zgjidhje efikase dhe specifike.

“Zbulimi” i ri i teknikut gjerman ishte një portier 22-vjeçar, produkt nga akademia e Liverpulit. Ai ia besoi mbrojtjen e portës së “The reds” në sfidën e mbrëmshme ndaj Ajkasit në Champions League, gardianit Caoimhin Kelleher.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Portieri i ri me origjinë irlandeze, e ruajti të paprekur portën e Liverpulit, duke merituar vlerësimet e të gjithëve në përfundim të takimit dhe shpërblyer besimin e trajnerit Jurgen Klop, që guxoi të bënte këtë zgjedhje. Edhe pse me 15 mungesa, “The reds”-at ia arriti të fitonin 1-0 ndaj Ajaksit dhe të siguronin kualifikimin për në 1/16 finale të Champions League.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment