Sport

Liverpool trembet nga West Ham, por në fund triumfon dhe ruan pathyeshmërinë

5 gola në një ndeshje emocionuese dhe plot aksione sulmuese
Featured image of article: Liverpool trembet nga West Ham, por në fund triumfon dhe ruan pathyeshmërinë Festa e kuqe ndaj West Ham-it

Liverpool sot rrezikoi, por fitoi 3-2 ndaj West Ham-it në Premier League me një ndeshje emocionuese. Wijnaldum dërgoi i pari topin në rrjetë që në minutën e 9′ pas një gabimi të portierit Fabianski.

Alisson pas 3 minutash bëri të njëjtën gjë duke “dhuruar” një gol për rivalët dhe “Çekiçët” barazuan me lojtarin Diop. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pjesa e dytë nisi me gol në të 54′ nga West Ham dhe u krijua ideja se më në fund po vinte dita e disfatës për skuadrën e kuqe, por jo. Salah shënoi në të 68′ pas një gafe skandaloze të portierit Fabianski.

Për të mbyllur ndeshjen mendoi Mane me gol në minutën e 81′ dhe tashmë Liverpool vijon të jetë i pathyeshëm në kampionatin anglez.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment