Sport

Liverpool nuk ndalet, prenoton talentin më të madh të sezonit në Angli

Talenti i Norwich-it konsiderohet si zbulimi i sezonit në kampionatin anglez. Për të mjafton një ofertë rreth 30 mln euro
Featured image of article: Liverpool nuk ndalet, prenoton talentin më të madh të sezonit në Angli Liverpool

Edhe pse ka 22 pikë më shumë se Manchester City në Premier League, Liverpool gjithjë tenton përmirësimin e mëtejshëm. Klubi i kuq po mendon që tani për merkaton e verës.

Chamberlain, Keita, Matip, Origi apo edhe Shaqiri nuk arrijnë dot të gjejnë një vend në formacionin e trajnerit Jurgen Klopp. Megjithatë, kjo nuk e pengon strategun gjerman të bëjë ndërhyrjet e tij në merkato.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Synimi i tij porsa të mbarojë sezoni është Todd Cantwell. Talenti i Norwich-it konsiderohet si zbulimi i sezonit në kampionatin anglez. Për të mjafton një ofertë rreth 30 mln euro.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment